Media

9 mace në zyrë, më pak stres në punë: ideja japoneze që po bën xhiron e botës

Media

Një kompani interneti në Tokio, Japoni, ka vendosur një risi mjaft të veçantë në ambientin e punës: nëntë mace të shpëtuara që jetojnë dhe lëvizin lirshëm brenda zyrave për të ndihmuar punonjësit të ndihen më mirë dhe të jenë më produktivë gjatë ditës së punës. 


Pse ky vendim?
Në një qytet si Tokio, ku shumë banesa të vogla dhe shpesh nuk lejohet mbajtja e kafshëve shtëpiake, kjo ide ka ardhur si një zgjidhje kreative për të sjellë afeksionin e një miku me gëzof në vendin e punës.
Drejtuesit e kompanisë Ferray Corporation kishin vënë re se prezenca e maceve jo vetëm që bën ambientin më të gëzuar, por gjithashtu i bën punonjësit të komunikojnë më shpesh mes tyre dhe të ndihen më relaksuar gjatë pushimeve apo pas detyrave stresuese. 


Si kujdesen për macet?
Brenda zyrave ka shtrat, lodra, kuti për nevoja dhe ushqim të vendosur në vende të ndryshme, që t’u sigurojnë maceve një ambient të rehatshëm dhe të përshtatshëm. Macet duket se po shijojnë jetën e re “zyrtare”, duke fjetur pranë kompjuterëve ose duke u përqafuar me punonjësit e tyre. 


Sfidat e vogla
Si çdo mace, edhe këto preferojnë të shkelin mbi tastiera, të përtypin kabllo apo të shpërndajnë letër në tryezat e punës ,por drejtuesit e kompanisë thonë se këto janë “detaje të vogla” përkundrejt përfitimeve që sjell prania e tyre. 


Përfitimet për punonjësit
Punonjësit e kompanisë kanë raportuar se janë ndier më pak të stresuar dhe më të lumtur që nga koha kur macet u bënë “kolege zyrtare”. Prezenca e tyre ka sjellë gjithashtu edhe një rritje të komunikimit social mes stafit , duke e bërë ambientin e punës më mikpritës dhe më të bashkëpunueshëm. 


Në shumë vende të botës, studimet sugjerojnë se kafshët në zyrë mund të ndihmojnë uljen e stresit dhe rritjen e mirëqenies së punonjësve, duke kontribuar indirekt edhe në produktivitet. 
Në çdo rast, kjo ide e kompanisë japoneze ka tërhequr vëmendje për qasjen e saj unike:  duke prodhuar , energji pozitive , dhe po, ëmbëlsi pafund! 


"Qetësia është shpesh forma më e zgjuar e produktivitetit"