Këshillimi i karrierës

Sekretet e një profili LinkedIn që tërheq oferta pune

Këshillimi i karrierës

Dallimi midis një profili “standard” dhe një që hap mundësi reale

Profili standard nuk mjafton më

Shumë kandidatë kanë një profil LinkedIn të plotësuar, por kjo nuk do të thotë që ai funksionon. Një titull i përgjithshëm, një përshkrim i vakët dhe lista detyrash pa rezultate krijojnë një profil “statik” që nuk të diferencon. Në një treg pune gjithnjë e më konkurrues, të qenit prezent nuk është e njëjtë me të qenit i dukshëm.


Profili që tërheq punëdhënës fokuson vlerën

Dallimi kryesor është mënyra si prezanton veten. Një profil i fortë nuk tregon vetëm çfarë je, por çfarë vlere sjell. Titulli duhet të jetë konkret dhe i orientuar drejt rezultateve, ndërsa seksioni “About” duhet të tregojë qartë eksperiencën, arritjet dhe drejtimin profesional që kërkon.


Rezultatet flasin më shumë se detyrat

Punëdhënësit nuk impresionohen nga përshkrime të përgjithshme. Ata kërkojnë ndikim real. Në vend që të listosh përgjegjësi, trego rezultate konkrete,  rritje, përmirësime, arritje të matshme. Kjo është ajo që e bën profilin tënd më bindës dhe më profesional.


Aktiviteti është diferenca reale

Një profil i mirë nuk është pasiv. Kandidatët që postojnë, komentojnë dhe ndajnë eksperienca krijojnë dukshmëri dhe besueshmëri. LinkedIn funksionon si një platformë sociale, ku prezenca aktive shpesh ka më shumë ndikim sesa vetë CV-ja.


Mendo si një brand, jo si një aplikant

Në vend që të presësh të gjesh një punë, duhet të pozicionosh veten në mënyrë që puna të të gjejë ty. Një profil i ndërtuar mirë është një formë marketingu personal që të ndihmon të dallohesh dhe të krijosh mundësi reale.


LinkedIn sot nuk është thjesht një profil profesional , është një mjet strategjik për karrierën. Diferenca midis një profili “standard” dhe një që hap dyer është pikërisht tek mënyra si e përdor: pasiv apo aktiv, i zakonshëm apo i menduar për të tërhequr vëmendje.


“Nëse nuk e tregon vlerën tënde, askush nuk do ta kërkojë.”