Për Kompanitë:
Nëse jeni një kompani dhe dëshironi të publikoni vende të lira pune, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je kompaniPër Punëkërkuesit:
Nëse jeni në kërkim të një pune dhe doni të informoheni për mundësitë e punësimit, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je punëkërkuesPostuar më: April 7, 2025
Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju se sesioni pranveror i Akademisë së Burimeve Njerëzore u mbyll me sukses, duke shënuar një tjetër kapitull të rëndësishëm në rrugëtimin tonë për zhvillimin profesional në fushën e Burimeve Njerëzore.
Gjatë këtij cikli trajnimesh, pjesëmarrësit përjetuan një mjedis frymëzues të të mësuarit, të udhëhequr nga ekspertë të fushës që ndanë njohuri të thelluara, praktika bashkëkohore dhe qasje inovatore. Diskutimet dinamike, ushtrimet praktike dhe studimet konkrete të rasteve i ndihmuan pjesëmarrësit të zhvillojnë më tej mendimin kritik, aftësitë analitike dhe besimin për të përballuar sfidat e përditshme profesionale.
Trajnimi i fundit për këtë sesion u mbajt nga Vojsava Gjergaj, një eksperte e njohur në fushën e Burimeve Njerezore, e cili ndau përvoja dhe perspektiva të vyera me pjesëmarrësit tanë. Si gjithmonë, pjesëmarrësit nuk ishin thjesht pranues të njohurive, por kontribues aktivë në ndërtimin e një përvoje të pasur dhe bashkëpunuese.
Ndërveprimi mes tyre krijoi një komunitet të vërtetë të të mësuarit dhe rrjetëzimit profesional.
Në përfundim të sesionit, të gjithë pjesëmarrësit u vlerësuan me Certifikatë Pjesëmarrjeje, si një dëshmi e përkushtimit dhe angazhimit të tyre gjatë këtij rrugëtimi.
Qëndroni të përditësuar për datat e radhës së trajnimeve të Burimeve Njerëzore!





