Për Kompanitë:
Nëse jeni një kompani dhe dëshironi të publikoni vende të lira pune, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je kompaniPër Punëkërkuesit:
Nëse jeni në kërkim të një pune dhe doni të informoheni për mundësitë e punësimit, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je punëkërkuesPostuar më: May 22, 2025
Ekipi i duapune.com mori pjesë aktivisht në Panairin e Punës të organizuar nga Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës, duke vijuar traditën e angazhimit në iniciativa që lidhin studentët me tregun e punës.
Si çdo vit, portali ynë u prezantua me një gamë të gjerë ofertash punësimi nga sektorë të ndryshëm. Qëllimi kryesor i duapune.com është këshillimi dhe orientimi i studentëve për të hyrë me sukses në tregun e punës, si dhe promovimi i mundësive konkrete për punësim, internship dhe trajnime që publikohen rregullisht në platformën tonë.
Studentë nga programe të ndryshme studimi shfaqën interes të lartë dhe u angazhuan aktivisht për të marrë informacion mbi hapat që duhet të ndjekin për të ndërtuar karrierën e tyre profesionale.
duapune.com ishte prezent gjatë gjithë aktivitetit, duke ofruar mbështetje, udhëzime praktike dhe mundësi reale për integrim në tregun e punës.



