Për Kompanitë:
Nëse jeni një kompani dhe dëshironi të publikoni vende të lira pune, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je kompaniPër Punëkërkuesit:
Nëse jeni në kërkim të një pune dhe doni të informoheni për mundësitë e punësimit, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je punëkërkuesPostuar më: April 23, 2025
Më datë 23 Prill 2025, në ambientet e Universitetit Metropolitan u organizua “Panairi i Punës 2025”, një aktivitet që mblodhi rreth 40 kompani nga sektorë të ndryshëm si bankar, konsulencë, telekomunikacion, turizëm, transport dhe shoqata biznesi.
Këto kompani prezantuan për studentët e Universitetit Metropolitan mundësitë që ofrojnë në:
Punësim
Internship
Trajnime profesionale
Bursa studimi
duapune.com ishte pjesëmarrëse në këtë aktivitet, ashtu si çdo vit, me stendën e saj ku mirëpriti punëkërkues të grupmoshave të ndryshme. Vizitorëve iu ofrua informacion mbi pozicionet e hapura për punë dhe internship në platformë, si dhe u këshilluan për ndërtimin e një karriere të qëndrueshme dhe të suksesshme.
Ky panair u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për ndërveprim mes të rinjve dhe tregut të punës, duke promovuar bashkëpunimin mes institucioneve akademike dhe sektorit privat.





