Evente

duapune.com mbështet eventin Med Estetica 360 – Panairin më të madh të estetikës mjekësore në Shqipëri

Evente

25 tetor, zhvillohet eventi Med Estetica 360, një panair i pasur me produkte profesionale mjekësore dhe aparatura moderne për klinikat estetike, të shoqëruar me Masterclass-e ekskluzive në tre klasa me tematika të specializuara.

Ky aktivitet i rëndësishëm i dedikohet profesionistëve të fushës si:

  • Mjekë estete

  • Farmacistë

  • Estetistë

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen me risitë më të fundit në treg, të ndjekin workshop-e praktike dhe të pajisen me certifikata pas përfundimit të trajnimeve.

Për më shumë informacion lexoni brushurat: 1) Mjekët   2) Farmacitë   3) Estetistët

duapune.com është sponsor zyrtar i këtij eventi, duke mbështetur zhvillimin profesional të specialistëve shqiptarë dhe promovimin e mundësive të reja në tregun e punës në sektorin e estetikës dhe shëndetit.

Eventi do të mbahet tek Albania University, Godina Ish Estrada, dhe pjesëmarrja është FALAS.
Të interesuarit mund të regjistrohen në vend duke dhënë emrin e tyre në hyrje.

Për më shumë informacione, vizitoni faqen Med Estetica 360

e44174c1-f96d-4541-99b1-c1563817c321-1.jpeg

IMG_6444 (2).PNG

IMG_6439.PNG

IMG_6779.PNG

IMG_6797 (1).PNG

IMG_6796-1.PNG