Evente

duapune.com lançon aplikacionin e ri – më afër punës që kërkon!

Evente Media

Portali online i punës që flet jo vetëm shqip, tani edhe më afër teje – kudo, në çdo moment!

duapune.com, portali kryesor i punësimit në Shqipëri me mbi 15 vite eksperiencë në treg, lançon aplikacionin e ri mobile – për t’i dhënë punësimit ritëm të ri, më praktik dhe më të shpejtë.

Me qindra vende pune aktive çdo ditë, mbi 13,000 kompani të regjistruara dhe mundësi të shumta si punë nga shtëpia, punë me kohë të pjesshme apo pozicione ekzekutive, aplikacioni i duapune.com është zgjidhja ideale për çdo punëkërkues.

Çfarë mund të bëni me aplikacionin e ri?

  • Kërkoni punë sipas profilit dhe vendndodhjes – shpejt dhe saktë
  • Aplikoni me një klikim – pa dokumente shtesë, pa vonesa
  • Merrni njoftime për vende pune që përputhen me interesat tuaja
  • Menaxhoni preferencat tuaja dhe shikoni vetëm ofertat që ju përshtaten
  • Përfitoni nga rrjeti ndërkombëtar për mundësi pune në mbi 130 shtete

Punësimi është në dorën tënde!
Shkarko aplikacionin duapune.comApp Store dhe Google Play dhe bëhu gati për hapin tënd të radhës në karrierë.

banner-app3sdf.png