Për Kompanitë:
Nëse jeni një kompani dhe dëshironi të publikoni vende të lira pune, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je kompaniPër Punëkërkuesit:
Nëse jeni në kërkim të një pune dhe doni të informoheni për mundësitë e punësimit, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je punëkërkuesPostuar më: May 30, 2025
Më 29 Maj 2025, në kuadër të projektit të Junior Achievement “Drejtues për një ditë”, duapune.com mirëpriti në ambientet e saj dy gjimnazistë plot ëndrra për të ardhmen, Alkidën nga Kukësi dhe Herdin nga Elbasani, të cilët patën mundësinë të përjetojnë nga afër një ditë pune në rolin e një drejtuesi biznesi.
Ky projekt u ofron të rinjve nga shkollat e mesme pjesëmarrëse në Junior Achievement Shqipëri një mundësi të rrallë për të ndjekur nga afër një lider të vërtetë gjatë një dite pune, duke mësuar mbi procesin e drejtimit, menaxhimit dhe marrjes së vendimeve në një mjedis real biznesi.
Gjatë kësaj dite të veçantë, Alkida dhe Herdi shoqëruan znj. Eljana Mete, Menaxhere e duapune.com, duke ndjekur aktivitetet e saj të përditshme dhe duke mësuar më shumë mbi sfidat dhe përgjegjësitë që mbart një pozicion drejtues.
duapune.com mbështet iniciativa të tilla që nxisin zhvillimin profesional të të rinjve dhe i ndihmojnë ata të zbulojnë më herët pasionet dhe aftësitë e tyre në karrierë.



