Për Kompanitë:
Nëse jeni një kompani dhe dëshironi të publikoni vende të lira pune, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je kompaniPër Punëkërkuesit:
Nëse jeni në kërkim të një pune dhe doni të informoheni për mundësitë e punësimit, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je punëkërkuesPostuar më: December 8, 2025
Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju se sesioni i vjeshtës 2025 i Akademisë së Burimeve Njerëzore është mbyllur me sukses, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në përpjekjet tona për të kontribuar në zhvillimin profesional të komunitetit të HR-së në vend.
Gjatë këtij cikli, pjesëmarrësit ndoqën 6 module të strukturuara, të krijuara për t’u ofruar njohuritë dhe aftësitë më të kërkuara në fushën e Burimeve Njerëzore:
Njohuri të përgjithshme në Burime Njerëzore
Rekrutimi dhe Përzgjedhja e Punonjësve
Ligji i të Dhënave Personale në Fushën e Punësimit
Menaxhimi i Kontratave të Punës dhe Kodi i Punës
Menaxhimi i Performancës dhe Plani i Zhvillimit
Trajnimi dhe Zhvillimi i Punonjësve
Këto module u zhvilluan përmes një qasjeje të balancuar mes teorisë dhe praktikës, përfshirë diskutime dinamike, analiza rastesh reale dhe ushtrime ndërvepruese. Pjesëmarrësit patën mundësinë të thellonin njohuritë e tyre, të testonin aftësitë që zotërojnë dhe të zhvillonin kompetenca të reja që i ndihmojnë në sfidat e përditshme të profesionit.
Një tjetër vlerë e shtuar e këtij sesioni ishte bashkëpunimi i fortë mes pjesëmarrësve. Përmes punës në grupe dhe shkëmbimit të eksperiencave profesionale, u krijua një komunitet i gjallë dhe i angazhuar i të mësuarit, i cili pasuroi dukshëm përvojën e trajnimit.
Në përfundim të sesionit, të gjithë pjesëmarrësit u pajisën me Certifikata të licencuara nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Me mbylljen e sesionit të vjeshtës, ekipi i Akademisë së Burimeve Njerëzore ka nisur përgatitjet për sesionin e ardhshëm – Pranverë 2026.
Klikoni këtu për t'u regjistruar.
