Kthehu mbrapa Si të regjistrohem si "Punëkërkues"?

Regjistrohu duke ndjekur këto 4 hapa:

·        Klikoni tek butoni Punëkërkues në këndin e sipërm djathtas.

·      Plotësoni të dhënat dhe në fund klikoni butonin "Regjistrohuni". (Kujdes! Të gjitha të dhënat që kërkohen janë të detyrueshme. Përpara se të shtypni butonin Regjistrohu ju duhet të pranoni kushtet e përdorimit).

·    Kontrolloni e-mailin me të cilin u regjistruat në (Inbox, Spam ose Junk) dhe bëni aktivizimin e profilit tuaj që sapo hapët nga regjistrimi; (Kujdes! Duhet të merrni patjetër e-mailin konfirmues, përndryshe nuk mund të aktivizoni dot profilin që krijuat. Sigurohuni që nuk keni shkruar gabim e-mailin tuaj gjatë regjistrimit).

·        Pas aktivizimit të profilit tuaj mund të identifikoheni në sistem duke përdorur vetëm emailin dhe fjalëkalimin.

Ø Një tjetër mundësi për t’u regjistruar në sistem, është duke përdorur butonat e: Identifikohu me Facebook, Identifikohu me LinkedIn dhe Identifikohu me Google. Në momentin që zgjidhni një nga butonat, ju do të drejtoheni në faqet përkatëse ku do t’ju kërkohen të dhënat e llogarisë suaj në Facebook, LinkedIn apo Google. Në momentin që identifikoheni, ju jeni automatikisht të regjistruar dhe keni krijuar profilin tuaj në duapune.com.