Llogaria ime

Identifikimi/Fjalëkalimi

Krijo një llogari si punëdhënës në duapune.com. Regjistrohu!

Si përdorues i ri në duapune.com ju mund të shihni pa nevojën e regjistrimit njoftimet e punës. Ju mund të dalloni punët sipas ngjyrës, sipas kategorive të punës, sipas industrisë apo qyteteve dhe njëkohësisht mund të aksesoni shërbimet tona si: Indeskin e punësimit, Udhëzuesin e Karrierës etj.

Për të krijuar një llogari në duapune.com si punëdhënës duhet të klikoni në të djathtë të faqes, tabin/butonin Punëdhënës dhe do të keni mundësinë të regjistroheni në një llogari të re me të dhënat tuaja.

 

Shënim: Ju nuk mund të krijoni një llogari të re me një adresë emaili që është përdorur tashmë në duapune.com.

Nëse nuk keni ende një llogari në duapune.com, Regjistrohuni me të dhënat tuaja për të krijuar një llogari si Punëdhënës.

 

Aktivizo llogarinë

Aktivizimi i llogarisë është një hap i thjeshtë por i rëndësishëm në duapune.com për të ruajtur integritetin e informacionit në këtë portal.

  • Pasi keni kryer regjistrimin, ju vjen nga duapune.com emaili (kontrollo inbox, spam ose junk) për aktivizimin e llogarisë “… ju lutem konfirmoni regjistrimin tuaj si Punëdhënës”.

Si të verifikoni/aktivizoni llogarinë tuaj?

  1. Në emailin e aktivizimit zgjidh një nga alternativat e aktivizimit të llogarisë:

a. Butonin/tabin Aktivizo.

b. Fjalinë Nëse butoni nuk funksionon, ju mund të klikoni këtu.

      2.Pas klikimit të njërës prej alternativave, do t’ju jepet konfirmimi duke u hapur faqja e duapune me këtë njoftim si në figurë.

Pas aktivizimit ju do të jeni administori i llogarisë tuaj për t’u kujdesur për profilin e kompanisë. Tani mund të hyni në duapune.com duke u identifikuar me të dhënat tuaja.

Llogaria nuk është aktivizuar.

  • Nëse nuk ju ka ardhur një email për aktivizimin (në inbox, spam ose junk) duhet të provoni të identifikoheni në portal.
  • Nëse nuk arrini të identifikoheni në portal kontrolloni edhe njëherë emailin tuaj nëse është hedhur saktë.
  • Nëse përsëri nuk arrini të identifikoheni provoni të regjistroheni sërish në duapune.com (Si të regjistroheni si punëdhënës?) dhe më pas të aktivizoni llogarinë tuaj.

Postimi i punës

Pagesat

Privatësia