Më datë 28 Tetor 2022, në ambientet e AGNA Group, në Tiranë, nën mbështetjen e AGNA Group, Deloitte Albania & Kosova, DM Consulting Services dhe duapune.com, HRHub Albania organizoi diskutimin me temë:
“Këndvështrimi bashkëkohor i mirëqenies së punonjësit”.
Ky ishte aktiviteti i IV i radhës i organizuar nga HRHub Albania, i cili do t’i hapë rrugë organizimit të aktiviteteve të tjera në të ardhmen pranë ambienteve të kompanive.
Aktiviteti u përqendrua te koncepti bashkëkohor dhe shumëdimensional i mirëqenies së punonjësit dhe u shoqërua me diskutime të lira në panel, nga profesionistët e BNJ dhe pjesëmarrësit e tjerë.
Sipas ILO, mirëqenia e vendit të punës lidhet me aspektet e jetës në punë, me cilësinë dhe sigurinë e ambientit fizik, mënyrën si ndihen punëtorët rreth punës së tyre dhe ambientin e punës. Qëllimi i masave për mirëqenie në vendin e punës është që punëtorët të jenë të sigurt, të shëndetshëm dhe të përfshirë në punë.
Kur situata më e keqe e pandemisë u dobësua në 2021, u shfaq hija e një krize të shëndetit mendor. Në muajt e parë të pandemisë, Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve në SHBA raportoi se simptomat e çrregullimeve të ankthit u trefishuan dhe simptomat e çrregullimeve depresive u katërfishuan gjatë periudhës 2019–2020. Për më tepër, disa aspekte të pandemisë përmirësuan elemente të mirëqenies të lidhura me kalimin masiv drejt punës nga shtëpia.
Universum Global, një nga partnerët kryesorë të duapune.com, realizoi Pyetësorin e Mirëqenies së Punonjësit gjatë muajve Prill–Maj 2022, me 1,800 studentë universiteti dhe punonjës të rinj nën 35 vjeç nga 19 vende të ndryshme në Azi, EMEA, Amerikën e Veriut dhe Amerikën Latine. Në bazë të këtij pyetësori rezulton se 3 në 4 të intervistuar (78%) u shprehën se puna hibride përmirëson mirëqenien.
Ky studim bazohet në të kuptuarit e trendeve si mirëqenia emocionale, çfarë presin punonjësit nga punëdhënësit dhe cili është roli i punëdhënësit në këtë kohë të ndjeshme.
Gjatë Aktivitetit IV të HRHub Albania, përfaqësuesit e komunitetit të Burimeve Njerëzore ndanë histori dhe ngjarje, duke prodhuar sinergji nga ky bashkëveprim. Në aktivitet u ftuan edhe përfaqësues nga UNFPA, të cilët prezantuan projektin “Vendi i punës miqësor dhe familjar”, të zhvilluar së bashku me disa kompani të përzgjedhura nga tregu ynë.
Pas marrjes së ftesës, ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen duke dërguar një mesazh tek Eljana Mete në 069 20 31 583, tek Tan Mezini në 069 207 7847 ose me email në [email protected].
Të konfirmuarve do t’u jepen më shumë detaje në lidhje me aktivitetin.
Ju faleminderit,
Ekipi organizator
Tan Mezini, Roden Pajaj, Artan Koxhuku dhe Eljana Mete
Shënim: Aktiviteti nuk është i hapur. Pjesëmarrësve të mundshëm u dërgohet ftesa për konfirmim. Nëse dëshironi të ftoni dikë që është në industrinë tonë të BNJ, mund të na njoftoni paraprakisht.
| 9:45am – 10:00am | Regjistrimi | |
| 10:00am – 10:30am | Fjala përshëndetëse | Moderator Z. Dritan Mezini, HRHub Albania; Zj. Genta Prodani, Ministria e Financës dhe Ekonomisë; Zj. Irida Qosja, Zv/Kryeinspektore, Inspektorati i Punës; Zj. Elsona Agolli, UNFPA |
| 10:30am – 10:45am | Bashkëfolës Kryesorë – Paneli I | Z. Roden Pajaj, Deloitte Albania & Kosovo (TBC); Z. Dritan Mezini, HRHub Albania; elementët bashkëkohorë të mirëqenies së punonjësit |
| 10:45am – 11:15am | Paneli I: Elementët e modelit të mirëqenies së punonjësit, shembuj nga kompanitë | Moderator: Z. Dritan Mezini, HRHub Albania; Zj. Nada Kalliciu, Universiteti i Tiranës; Z. Kostandin Tarusha, FIX Sallameri; Z. Artan Koxhuku, AGNA Group; Z. Ansi Shundi, Ekspert i BNJ (TBC) |
| 11:15am – 11:30am | Të diskutojmë së bashku | |
| 11:30am – 11:45am | Kafe dhe Rrjetëzim | |
| 11:45am – 12:15pm | Paneli II: Vendi i punës familjar dhe miqësor, si dhe shembuj nga disa kompani kampione | Moderator: Zj. Merita Pone, DM Consulting Services; Z. Aldo Qose, Luftar; Zj. Migena Qyra, INCA; Zj. Jeta Veledi, R&T Group; Zj. Karolina Rista, EuroNews; Zj. Arlinda Budo, Raiffeisen Bank Albania (TBC) |
| 12:15pm – 12:30pm | Të diskutojmë së bashku | |
| 12:30pm – 12:45pm | Përshëndetje e veçantë | Z. Vasil Naçi, President i AGNA Group |
| 12:45pm – 12:55pm | Të diskutojmë së bashku | |
| 12:55pm – 1:00pm | Përmbyllja dhe hapat në vazhdim | |