Z. Renis Tërshana

Sipërmarrës me një histori të gjatë dhe të suksesshme investimesh në një shumëllojshmëri sektorësh në Shqipëri. Menjëherë pas përfundimit të studimeve universitare në Austri, themeloi grupin R & T në fillim të viteve 90.

Për 20 vitet e fundit, portofoli i kompanive ku Z. Tërshana ka kontroll të plotë ose pjesëmarrje të konsiderueshme të pronësisë përfshin bizneset në industrinë e telekomunikacionit, elektronikës, zgjidhjeve teknologjike dhe IT, ndërtimit, bankingut, leasing-ut, shpërndarjes, transportit dhe sigurimit. Këto kompani kanë përafërsisht 240 punonjës dhe 35 milionë euro qarkullim vjetor.

Gjithashtu kryeson dhe është kontribues kryesor i Fondacionit EDS dhe Federatës Shqiptare të Aeronautikës.

Bizneset me pjesëmarrje influencuese në aksione:

  1. Banka Credins sha
  2. Sicred group sha
  3. R&T group
  4. Proton shpk
  5. Data service shpk

Drejtor Ekzekutiv dhe kontribues Kryesor i

  1. Fondacioni EDS http://www.eds-foundation.org/

    Fondacioni EDS u themelua në vitin 2004 në mbështetje të individëve, grupeve dhe shoqatave të ndryshme jofitimprurëse që veprojnë në veprimtari kulturore, sportive dhe shkencore në nivel kombëtar dhe lokal. Z. Tershana është Themeluesi i Fondacionit dhe drejtor ekzekutiv

  2. Federata Shqiptare e Aeronautikës - President i federatës www.albanianairsports.com

    Federata Shqiptare e Aeronautikës u themelua në vitin 2010 dhe është anëtare me të drejta të plota të FAI (Federata e Aeronautikës Ndërkombëtare). Qëllimi kryesor i federatës është të organizojë dhe zhvillojë aktivitete sportive aeronautike në territorin e Shqipërisë.

    Z. Tershana u rizgjodh President në vitin 2015.

  3. Fondacioni Air Cadets: Themelues dhe Kryetar www.aircadetsalbania.org

    Fondacioni AirCadetsAlbania u themelua në vitin 2013. Qëllimi kryesor i Fondacionit është krijimi i një baze të qëndrueshme për të rinjtë që kërkojnë karrierë në sektorin e aviacionit, duke përfshirë zhvillimin e aftësive udhëheqëse dhe punën ekipore; Krijimi i një burimi të kualitetit dhe garancisë për rekrutët e aviacionit; Krijimi i mundësive për rininë shqiptare që të ketë kualifikime të njohura ndërkombëtarisht.

    Anëtar i Bordit të Galerisë Kombëtare të Arteve.