Z. Gerti Boshnjaku

Gerti eshte Themelues dhe Drejtues i New Media Communications, kompani komunikimi marketing dhe zhvillime aplikacione online.

Karriera e tij perfshin 18 vjet ne industrine e Marketing-ut, Reklamave dhe PR duke punuar per kompani te mirenjohura ne Shqiperi dhe duke drejtuar operacionet e biznesit ne kompanine e tij qe e bashke-themeloi ne vitin 2009.

Pervoja e tij nderthurret me angazhime te shumta me kliente nderkombetare, rajonale dhe lokalë, duke ofruar ekspertizë ne fusha si Marketing Strategjik, Menaxhim Projekte Online, Zhvilim Biznesi, Strategji Komunikimi, Media Planinng dhe PR.

Ne vitin 2015, lancoi nje project start-up ne fushen e Mediave Dixhitale te quajtur Business Magazine Albania – www.BusinessMag.al e cila tashme eshte kthyer ne median e pare online te dedikuar Startup-eve dhe Sipermarrjes ne Gjuhen Shqipe.

Angazhohet me shume deshire ne komunitetin e sipermarresve dhe inovatoreve ne vend here si mentor, here si Community – Builder dhe qe prej vitit 2016 eshte Drejtues i Startup Grind Tirana, nje komunitet global sipermarresish qe operon ne 500 vende te ndryshme me qellimin per te Inspiruar, Edukuar dhe per te mbledhur se bashku sipermarres nga gjithe bota.

Para pak ditesh sapo mikpriti Eventin e Pare dhe te Vetem te Marketingut ne Shqiperi – Allweb – Konferenca e Marketingut Dixhital ne Shqiperi. Ngjarje kjo qe sillet prej 4 vitesh ne Tirane nga Gerti dhe kompania e tij, qe ve ne skene brenda 1 dite, profesioniste te industrise nga vende te ndryshme te botes, te cilet nepermjet prezantimeve te tyre ndajne pervojen me te pranishmit ne salle.

Shpallur Mentor i Vitit 2018 ne nje ceremoni organizuar nga akseleratori i biznesit HAPIDE per mbeshtetjen vullnetare kundrejt startupeve e reja ne programin ne fjale.

Prej vitit 2019 eshte producent i “ThinkBig” nje serial televiziv online i realizuar nga Business Magazine Albania me qellim per te orientuar te rinjte drejt mundesive te reja per karriere, vleres se profesioneve dhe njekohesisht duke promovuar shpirtin sipermarres ne shoqerine shqiptare.

Si person qe jeton me marketingun Gerti eshte nje person qe dashuron komunikimin me njerezit dhe eshte gjithmone ne kerkim te mundesive te reja.