Përvoja profesionale e zonjës Jonida Lamaj përfshin mbi 9 vjet mësimdhënie të shkencave juridike pranë Universitetit “Marin Barleti” në Tiranë dhe në menaxhimin e projekteve dhe programeve të financuara nga donatorët në fushën e arsimit, rinisë dhe të drejtave të njeriut. Jonida ka punuar më parë me EducationUSA Advising Center në Shqipëri dhe Youth Act Center si Drejtore Ekzekutive.
Ajo mban një Master në Juridik dhe një M.A në Administratën Publike nga Universiteti i Tiranës. Zonja Lamaj mori doktoratën e saj në Ligjin e Konkurrencës nga Universiteti i Tiranës në 2018 dhe ajo mban titullin e avokatit nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë. Ajo u bashkua me AADF në maj 2018.