Voltisa Xhokaxhiu është administratore dhe bashkëpronare e kompanisë HRevolution në Tiranë, e specializuar në burime njerëzore dhe ndërmjetësim punësimi. Ajo është gjithashtu Nënkryetare për Anëtarësimet në Toastmasters Tirana, ku merret me mentorim dhe trajnime për zhvillimin personal dhe profesional të anëtarëve. Voltisa është aktive edhe në nisma bamirësie, si fushata e ndihmës për gratë dhe fëmijët ukrainas.