Znj. Gertiola Çepani

Gertiola Çepani aktualisht mban pozicionin e Drejtores së Shërbimeve të Tregut të Punës pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, ku kontribuon në hartimin dhe zbatimin e politikave për nxitjen e punësimit në Shqipëri. Ajo ka një formim të gjerë akademik në fushat e Administrimit të Biznesit dhe Menaxhimit, si dhe në Shkencat Politike, të cilat i ka përfunduar pranë Universitetit të Tiranës.