Znj. Rezana Balla

Rezana Balla është Profesore e Asociuar me një përvojë të gjatë dhe të thelluar në fushën e drejtësisë, mbrojtjes së të dhënave dhe përputhshmërisë ligjore me standardet ndërkombëtare. Ajo ka shërbyer për gati një dekadë në Drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, ku ka udhëhequr hartimin e Ligjit të parë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Shqipëri dhe ka qenë pjesë e grupeve të punës për përafrimin e legjislacionit shqiptar me acquis të BE-së në fushën e drejtësisë penale.