Tryeza e rrumbullakët

Panairi Virtual i Punës, Sfidë dhe Zgjidhje për Punën dhe Aftësitë

21 Shtator 2021

Më datë 21 shtator 2021, në ambientet e Maritim Hotel Plaza, në Tiranë, u organizua:

“Tryeza e rrumbullakët – Panairi Virtual i Punës, Sfidë dhe Zgjidhje për Punën dhe Aftësitë”.

Ky ishte aktiviteti i radhës i organizuar nga DM Consulting Services, HRHub Albania, duapune.com dhe DIMAK Albania, pas organizimit me sukses të Panairit të I-rë Virtual të Punës dhe Aftësive, më datë 16 Qershor 2021, dhe i mbështetur nga Programi “Migracion për Zhvillim”, që financohet nga Qeveria Gjermane dhe zbatohet nga GIZ në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencinë Kombëtare të Punësimit.

I organizuar me kujdes duke respektuar çdo masë kundër COVID-19, kjo tryezë e rrumbullakët mirëpriti pjesëmarrësit e Panairit Virtual të Punës dhe Aftësive, kompanitë, përfaqësues nga drejtoritë rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe nga shkollat e mesme të arsimit profesional.

Tryeza e rrumbullakët ftoi pjesëmarrësit në një diskutim të lirë rreth eksperiencave, avantazheve dhe sfidave që i sjell Panairi Virtual komunitetit të Burimeve Njerëzore.

Disa nga komentet dhe çështjet e diskutuara ishin:

  • “Panairi Virtual rezultoi efektiv dhe shumë i nevojshëm pavarësisht COVID-19.”
  • “Zhvillimi më i shpeshtë i panaireve të tilla virtuale apo fizike.”
  • “Ka nevojë për trajnime të vazhdueshme të BNJ në lidhje me teknikat dhe zgjidhjet më të fundit që ofron teknologjia.”
  • “Nevoja për edukim dhe orientim të punëkërkuesit.”
  • “Panairi ishte një event i mirëorganizuar. Duke pasur parasysh situatën e pandemisë dhe vështirësitë, meriton vlerësim maksimal. Do të sugjeroja sa më shumë organizime të tilla, shkëmbime eksperience me të gjitha kompanitë dhe krijimin e grupeve të komunikimit të vazhdueshëm për shkëmbim eksperience.”
  • “Shtrirje më e madhe në kohë e përgatitjes dhe e panairit si aktivitet online.”

Së shpejti DM Consulting Services, HRHub Albania dhe duapune.com do të zhvillojnë takime të këtij lloji për diskutime mbi zgjidhjet inovative në fushën e Burimeve Njerëzore dhe jo vetëm.

Për të qenë të përditësuar rreth aktiviteteve në vazhdim, na ndiqni ose na kontaktoni tek [email protected] / 069 203 1583.

Axhenda

9:00am – 9:30amRegjistrimi
9:30am – 10:00amStartInes Mucostepa, Arben Memo, Romeo Sherko, Eljana Mete, Eduard Shalsi
10:00am – 10:15amInovacioni në RekrutimDritan Mezini
10:15am – 10:55amPaneli 1: Metodat dhe Kanalet e Reja Inovative të RekrutimitRenis Tërshana, Gerti Boshnjaku, Irida Bonati, Eljana Mete, Juna Beqiri
10:55am – 11:35amPaneli 2: Shkolla, Biznesi, InternshipSuela Bala, Jonida Lamaj, Visar Jasiqi, Dritan Mezini, Visar Ademi
11:35am – 12:15pmPaneli 3: Brandi i Kompanisë për Rekrutime më të MiraEnkeleda Tupa, Artan Koxhuku, Gjergji Guri, Roden Pajaj
12:15pm – 12:30pmMbyllja: Çfarë vjen më pas? Trendet e RekrutimitDritan Mezini
12:30pm – 1:00pmMbylljaNetworking