Blog Internship Teknologji Informacioni dhe Komunikimi HOREKA-Hoteleri-Restorant-Kafe Financë dhe Biznes
WELL SH.P.K., me Zyra Qendrore në Autostradën Tiranë – Durrës, km 12, për rrjetin e tij drugstore kërkon të rekrutojë për qytetin e Durrësit punonjës të kualifikuar në pozicionin: ZV. MENAXHER DYQANI
FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
Zëvendës Menaxheri/ja i/e Dyqanit është përgjegjës për administrimin e përditshmërisë së marketit në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë dhe është pikë kontakti/përfaqësimi i dyqanit në mungese të menaxherit. Fokusi kryesor i tij është arritja e indikatorëve të performancës të vendosur nga kompania, monitorimi i stafit për arritjen e objektivave që ju vendosen dhe sigurimi i mbarëvajtjes operative të dyqanit.
·Mbështet Menaxherin/en e Dyqanit në zbatimin e punës tregëtare & administrative në dyqan;
·Mbështet stafin në mbarëvajtjen e punës së përditshme;
·Menaxhon punën në grup dhe motivon skuadrën me qëllim shtimin e shitjeve dhe sigurimin e një eficencë të plotë apo rendimenti të lartë;
·Mbledh, filtron dhe dërgon porositë ditore;
·Bën kontrollin periodik për datat e skadencës së produkteve në Dyqan dhe Magazinë;
·Bën kontrollin e përditshëm mbi sektorët e shitjes;
·Raporton te Menaxheri/ja rreth problemeve të ndryshme apo situatave që kanë ndodhur në turnin e tij/saj, ndërmjet kolegëve apo me klientëve;
·Me integritet dhe profesionalizëm të lartë, kujdeset për marrëdhëniet me klientët;
·Identifikon dhe jep zgjidhje të menjëhershme të problemeve, vetëm kur ka autorizim dhe aprovim të plotë nga Menaxheri/ja, në përputhje me politikat e brendshme të kompanisë.
·Kujdeset për pastrimin dhe paraqitjen e dyqanit (raftet, kokat e rafteve, zonat e promocionit);
·Organizim i përditshëm i kasave dhe supervizimi i tyre.
Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:
Edukimi:
Eksperiencat e punës:
Kualifikime të tjera:
Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën [email protected]
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"
1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".
2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.
3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".
4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".
One of the biggest distributors in Albania Since 2004 Import, promotion and distribution of high quality branded products are what Alkos knows best. It operates in several domestic market areas, representing different brands that have their own features. Consequently, our strategies are tailored to specific needs in terms of distribution, promotion and logistics. Following a well-thought-out selection, the brands we present in the...