Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Tirane, Shqipëri 12-10-2021 edhe 20 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Mekanik
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
12-10-2021
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Balkan Finance Investment Group Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6'000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale. ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme të Balfin Group dhe jo vetëm, si dhe shërbimeve operative në to.  
Pozicioni:          Supervizor / Profili Mekanik
Departmenti:   Mirëmbajtje Teknike QTU
Vendodhja:      ACREM/QTU  

Përshkrim i Pozicionit të Punës Supervizori në Dep. e Teknikës në Qëndër Tregtare është përgjegjës për kryerjen e të gjitha shërbimeve mekanike në sistemet përkatëse si (HVAC, aspirim-kondicionim, kolektoret e ujit, impjanti e filtrimit të ujit, linjat e furnizimit dhe shkarkimit, panelet diellore, panelet e komandimit të sistemeve HVAC, MKZ, Hidrante, sistemi sprinkler etj) si dhe monitoron/kontrollon mbarëvatjen e sistemit duke raportuar për gjëndjen teknike tek eprori.

Detyrat

  • Është përgjegjës për shfrytëzimin e të gjithë proçeseve mekanike referuar sistemeve teknike të instaluara duke kryer kontrollin e pajisjeve, ndërhyrjet e nevojshme dhe mirëmbajtjen e përditshme të sistemeve.
  • Është përgjegjës për shfrytëzimin e të gjithë proçeseve mekanike/hidraulike referuar sistemeve teknike të instaluara duke kryer kontrollin e pajisjeve, ndërhyrjet e nevojshme dhe mirëmbatjen e përditshme të sistemeve.
  • Udhëheq kryerjen e punimeve mekanike dhe sistemeve speciale në rastet e nevojshme apo emergjente.
  • Planifikon, organizon dhe monitoron punën e përditshme për t'u siguruar se të gjitha etapat po kryhen sipas standarteve të përcaktuara.
  • Mban në kontrollon koston e mirëmbajtes të sistemeve meknaike dhe sistemeve speciale.
  • Koordinon punën brënda departamentit për kryerjen e shërbimeve të mirëmbajtjes.
  • Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve mekanike/hidraulike.
  • Përpilon dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajties.
  • Merr pjese në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik.
  • Harton dhe kontrollon situacionet mujore.

Kualifikimet

Edukimi:
-  Diplomë Universitare, Fakulteti Inxhinierisë, Dega Inxhinieri Mekanike / Hidroteknike.
- Shkollë Profesionale për Mekanikë

Eksperiencat e punës: Rreth 2-3 vjet në të njëjtin profil në qendra tregtare, në impiantet makenike, ventilim – kondicionim, ashensorë, shkallë lëvizëse, sistemit sprinkler, hidrantet, etj.  
Kualifikime të tjera:

  • Të ketë aftësi të mira në koordinimin e punimeve mekanike dhe civile.
  • Të ketë aftësi të mira në instalime dhe testime të impianteve mekanike, aftësi në skicime të projekteve mekanike.
  • Të ketë aftesi shumë të mira komunikimi dhe aftësi ndërpersonale.
  • Eksperiencë në CAD dhe MS është një avantazh.
  • Të ketë njohura të mira në gjuhën Angleze.  

Aftësi të tjera:

  • Të ketë aftësi të mira të etikës dhe komunikimit,
  • Të ketë aftësi të mira organizative dhe të bashkëpunimit në grup,
  • Të jetë person energjik dhe me vetëmotivim të lartë në punë,
  • Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performancës  
Mënyra e aplikimit*: Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e mëposhtme:
CV të Detajuar;  
nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim: Me e-mail:  [email protected]
Duke dërguar me postë ose aplikim i drejtëperdrejtë në adresën e mëposhtme: "Qendra Tregtare TEG, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë, Lundër, Tiranë, Shqipëri"
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".


Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".






ACREM

ACREM (Albanian Property Management Company) pjesë e BALFIN Group, është lideri Shqiptar në manaxhimin e shërbimeve të pasurive të patundshme. Me një rrjet profesionistësh ACREM, ofron një paketë të gjërë shërbimesh si: Konsulencë Financiare, Marketing, Qiradhënie, Administrim. ACREM është themeluar në vitin 2007, me qëllim m...

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Rruga Nacionale Tirane Elbasan Qendra Tregtare TEG
  • Tirane, Shqipëri
  • Tel: 04 2 380 100
  • Mobile: 04 2 389 50 15

Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë