Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com




SPAR

Aktivitet i shitjes me pakice se artikujve ushqimor dhe jo-ushqimor.

INFORMACIONE KONTAKTI

--- Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë
Tirane, Shqipëri 27-05-2021 edhe 11 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Tjeter
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
27-05-2021
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

NJOFTIM PUNE Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët. Profili i kompanisë: SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit "SPAR".

Pozicioni: Specialist Marketingu

Grada: 8

Departamenti: i Marketingut

Vendodhja: Tiranë

Detyrat bazë dhe qëllimi i pozicionit:

Ndihmon Menaxherin e Marketingut për përgatitjen dhe zbatimin e praktikave dhe strategjive me qëllim që të arrihen objektivat e komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm.

Detyrat

Përgjegjësitë kryesore:

  • Ndjek dhe menaxhon që nga konceptimi deri në realizim, materialet publicitare për fushatat e ndryshme marketing,
  • Zhvillon prezantime, mban raporte mbi ecurinë e fushatave marketing dhe zhvillimet e tregut.
  • Ndjek konsistencen e implementimit të postimeve online në përputhje me fushatë
  • Menaxhon dhe realizon shpërndarjen e materialeve marketing sipas planit marketing,
  • Organizon dhe ndjek mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Spar. Ndjek me detaje planin e aprovuar të marketingut.
  • Zhvillon dhe jep ide mbi strategjinë e marketingut.
  • Monitoron Website dhe online marketing, zhvillon dhe jep ide për përmirësime.
  • Mban kontakte të vazhdueshme me mediat, studiot, agjencitë, furnitorët, klientët,
  • Mban dokumentacionin e detajuar për cdo veprim financiar në përputhje me fushatat,
  • Menaxhon promocionet në hapsirat e Spar dhe suporton në mbarëvajtjen e tyre per gjenerimin e te ardhurave,
  • Monitoron aktivitetin e konkurrencës.
  • Tregon fleksibilitet me oraret e punes per shkak te veprimtarive, aktiviteteve.

Aftesi krijuese

  • Idejimi i formave të ndryshme promocionale në bashkëpunim me departamentin. 
  • Aftësi në gjetjen e detajeve dhe zhvillimin e tyre në funksion .

Aftesi adminstrative dhe menaxhuese

  • Të ketë aftësi organizuese të detyrave si dhe të grupeve të punë
  • Të kujdeset për mirëmbajtjen e të gjitha dokumentacioneve
  • Të kujdeset për inventarizimin e të gjitha materialeve marketing.
  • Të ndihmojë në hartimin e materialeve të ndryshme për marredhëniet me furnitorë
  • Të ketë aftësi të kapë problemet e ndryshme dhe ti trajtojë ato në aspektin marketing.
  • Të ideojë tematika në kalendarin promocional dhe në fushata të ndryshme Promocionale
  • Të menaxhojë realizimin e eventeve të ndryshme
  • Të hartojë mesazhe promocionale efektive për programet publicitare sipas fushatave.
  • Të ndërtojë reklamat dhe të mbajë marrëdhëniet me mediat per mediaplanin.
  • Të ndihmojë në përzgjedhjen e medias për përcimin e mesazheve.
  • Të zhvillojë mundësi promovuese apo publicitare në media 
  • Të vlerësojë buxhetet e programeve publicitare dhe ti kontrollojë ato hap pas hapi.
  • Të zbatojë detyrat që i janë ngarkuar dhe të raportojë tek eprorët duke respektuar afatet e caktuara.

Aftesi komunikuese

  • Të komunikojë me eprorët dhe kolegë
  • Të organizojë mbarëvajtjen e informacionit ndërmjet niveleve hierarkike vertikale dhe horizontale të lidhura me marketingun.

Kualifikimet

Kërkesat:

a. Edukimi: Preferohet të zotërojë diplomë universitare.

b.Eksperiencat e punës: Të ketë eksperiencë pune në role të ngjashme minimumi 3 vite.

c.Kualifikime të tjera: - Aftësi kreative në ideimin e fushatave të reja duke sjellë risi dhe inovacion për tregun.

d.Aftësi të tjera:

  • Të zotërojë aftësi të mira komunikuese;
  • Dëshirë për bashkëpunim dhe ndërveprim;
  • Dëshirë për të mësuar dhe për tu përshtatur me dinamikën e punës.
  • Të jetë person kreativ.    

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Mënyra e aplikimit*:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit ; [email protected] duke përcaktuar në subjekt pozicionin, nëpërmjet faqes së Web-it ose nëpërmjet postës, në adresën: Selia Brunes Space, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Përballë Qendrës Tregtare TEG, Lundër, Tirana, Albania

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".


Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".