Posto punë
ose
Krijo/Shto CV


Mendimi juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.




Univers Reklama sh.p.k.

Univers Reklama zotëron kapacitete të mjaftueshme teknologjike dhe njerëzore për të ndërmarrë punime dhe projekte të madhësive të ndryshme, duke siguruar ekspertizë në ideim, dizenjim, realizim, montim dhe mirëmbajtje me një cilësi të padiskutueshme. Cikli i prodhimit të kësaj kompanie është i plotësuar duke bërë që besimi i kompanive më të mëdha në tregun e karburanteve, tregtisë, bankave dhe shërbimeve të rritet bashkë me të.

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Autostradte km 8, Mbikalimi i ri i Rinasit (Qafe-Kashar)
  • Tiranë, Shqipëri
  • Tel: 0676000728
  • Mobile: 0676000728
Profili i Kompanisë
Tiranë, Shqipëri 30-03-2018 edhe 172 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Specialist Prokurimi
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
Mesatare (3 - 10 vite)
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
30-03-2018
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Shoqeria UNIVERS Reklama sh.p.k shpall pozicionin e hapur "Specialist për Blerjet/ Prokurime" si pjesë e strukturës së saj për zhvillim të mëtejshëm në suport të rritjes së gamës së produkteve dhe fushës së veprimit si pasojë e zhvillimit të teknologjisë që ajo ka investuar në konsulencë, zhvillimin e projekteve, prodhimin/ printimin në fushën e reklamave indoor & outdoor ne Shqipëri dhe jashtë saj.Qëllimi:Plotësimi i nevojave të brendshme të shoqërisë për blerje materialesh lëndë e parë dhe shërbimesh duke respektuar procedurën e brendshme në praktikat që ndiqen si për menaxhimin e stokut minimal të shoqërisë dhe plotësimin e nevojave shtesë qe rrjedhin nga kërkesa për prodhimin e produkteve nga sektorë të tjerë në bazë ditore.

Detyrat

•Kryen blerjen e materialeve për artikuj për gjendje magazine si dhe artikuj të nevojshëm për realizimin e prodhimit të produkteve dhe/ose shërbimeve, në bazë të planifikimit që i referohet nga Magazinieri sipas gjendjes minimale të stokut;
•Aplikon me përpikmëri procedurën e miratuar të shoqërisë për kryerjen e procesit të blerjeve sipas formularëve dhe hallkave të parashikuara në të;
•Koordinon dhe ndjek mardhëniet me furnitorë te miratuar të shoqërisë për porosi dhe nevoja që lindin gjatë procesit të prodhimit/montimit, si dhe menaxhimit të stokut minimal të miratuar.
•Monitoron dhe studion tregun për nevoja materialesh dhe shërbimesh të reja që plotësojnë nevojat e shoqërisë, si dhe për alternativa të tjera në fushën e materialeve që i nevojiten shoqërisë.
•Shqyrton dhe analizon ofertat e marra për produkte dhe materiale që janë të nevojshme për proceset e prodhimit, nga furnitor jashtë listës së miratuar, për ti percjellë më tej për miratim tek Drejtori Operacional dhe/ose Administratori, në varësi të vlerës.
•Organizon transportin dhe procedurat e nevojshme për lëvrimin në kohë të blerjeve të nevojshme nga Furnitori në Magazinë;
•Ndjek procedurat e nevojshme doganore dhe logjistike për blerje importi, duke u koordinuar me Agjensinë Doganore;
•Kryen rakordimet e nevojshme me Magazinën për hyrjen dhe kontrollin e materialeve të blera prej tij.
•Kryen rakordimet e nevojshme me Departamentin e Financës për blerje me vlerë të vogël të cilat realizohen me pagesë në dorë, duke dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm shoqërues.
•Përpilon raporte periodike mbi vlerësimin e furnitorëve, tregut dhe treguesëve mbi rezultatin e blerjeve.

Kualifikimet

•Arsim i Larte, preferohet në degën “Financë”, “Menaxhim Biznesi”;
•Eksperienca e fundit në fushën e blerjes 6 vjet;
•Të ketë njohuri shumtë të mira të gjuhtës Angleze, si në komunikim dhe shkrim;
•Përparësi kanë aplikantët që kanë gjuhë të huaj të dytë - Turqisht
•I afte te komunikoje dhe te punoje ne bashkepunim me anetaret e tjere te stafit te kompanise;
•Aftësi shumtë të mira negocuese dhe bindëse.
•I pajisur me lejedrejtimi, tipi “B”.

Shënime

Kandidatët e interesuar për këtë pozicion pune dhe që përmbushin kriteret tona të kualifikimit të paraqesin CV-në e tyre në adresën [email protected] brenda datës 30 Mars 2018.


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Kategoritë më të kërkuara / Të gjitha kategoritë