Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 78250

Specialist Suport Helpdesk

Tirane, Shqipëri 21-06-2023 edhe 16 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi:

Help Desk Support

Kohe e plote

---

Jo

Jo

Rroga mujore: Data e përfundimit: Data e fillimit të punës: Numri i kandidatëve:  

---

21-06-2023

29-05-2023

1


Përshkrimi

KUSH JEMI?

Prej më shumë se 25 vitesh eksperiencë Communication Progress sh.p.k udhëheq tregun shqiptar nëpërmjet teknologjive inovative të bazuar sipas standardeve europiane. Kompania siguron ekspertizë në zhvillimin, përshtatjen dhe integrimin e sistemeve ICT.  Sukseset e kompanisë lidhen ngushtësisht me punën e palodhur të një ekipi fantastik prej 70+ profesionistësh dhe bashkëpunëtorësh që kujdesen të ofrojnë zgjidhjet më efikase nëpërmjet teknologjisë.


Detyrat

  • Regjistrimi i ankesave dhe kërkesave të klientëve, klasifikimi dhe eskalimi drejt skuadrave përgjegjëse të suportit.
  • Përditësimi i statusit dhe ndjekja deri në zgjidhjen përfundimtare të ankesës/kërkesës.
  • Dokumentim të ankesave/kërkesave dhe pergatitje raportesh periodike, specifike si dhe atyre të SLA-ve.
  • Mbajtjen e klienteve të informuar në lidhje me statusin e ankesës/kërkesës.
  • Linjë e parë suporti për investigimin, diagnostikimin fillestar dhe zgjidhje nëse është e mundur.
  • Raporton tek drejtuesi i njeësise.
  • Detyra që lidhen me pozicionin e punës.

Kualifikimet

  • Diplomë Bachelor/Master Shkenca kompjuterike, ose fusha te ngjashme te lidhura me TIK.
  • Njohuri në fushën e teknologjisë së Informacionit.
  • Të ketë aftësi në menaxhimin e kohës dhe prioritizimin e çështjeve dhe detyrave.
  • Të ketë aftësi komunikative dhe efikase për zgjidhjen e problemeve.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

PSE DUHET TË PUNONI NË COMMPROG?

  • Paga konkurruese, referuar standarteve më të larta të tregut.
  • Plan trajnimesh dhe çertifikimesh për cdo punonjes sipas roleve përkatëse.
  • Përfshirje në projekte me impakt transformues.
  • Ambjent miqësor ku mbizotëron fryma e bashkëpunimit.
  • Shpërblime sipas përfshirjes në projekte.
  • Vlerësohet sensi i iniciatives dhe propozimet e reja.
  • Vlerësim real dhe i vazhdueshëm i performancës në punë, bazuar mbi rezultatet individuale.

Kandidatët që i plotësojnë kërkesat duhet të dërgojnë CV në adresën e email [email protected]


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




Communication Progress

Communication Progress Sh.p.k, themeluar në 1998 dhe me pronësi private nga pronare Shqiptare, sjell njëzet vite experiencë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit-TIK. Të pozicionuar si ofrues zgjidhjesh të integruara horizontalisht e vertikalisht TIK, kompania synon që në mënyrë të vazhdueshme t’i mundesoje rajonit akses në teknologjitë më të avancuara, nëpërmjet vendosmërisë për cilësi dhe mbështetjes për inovacion.

 

Aktualisht kompania punëson 40+ profesionistë të talentuar dhe ka adoptuar një përqasje efektive dhe të besueshme menaxhimi organizativ. Njerëzit tanë dhe portofoli i pasur i shërbimeve e kompetencave na jep mundësinë të ofrojmë zgjidhje të kompletuara për biznese dhe organizata të cdo tipi e përmase.

 

Fushat e Shërbimeve të Konsulencës dhe Zbatimit:

 

Software: Zgjidhje për Ndërmarrjen dhe Administratën Publike, Portale dhe Faqe Web, Sisteme të Arkivimit Elektronik, Zgjidhje GIS (Sisteme Informacioni Gjeografik) Desktop dhe Web, Integrim Sistemesh, Zhvillime bazuar në kërkesa specifike të klientit

 

Infrastrukturë Komunikimi: Gamë e plotë produktesh dhe shërbimesh për komunikimet Voice, Data dhe Video

 

Infrastrukturë IT: Zgjidhje kost-efektive dhe me performance të lartë për Infrastrukturën IT, Dhoma Server-ash, Mjedise Teknologjike

 

Edukim Elektronik dhe Interaktiv: Tabelë mësimore (whiteboard) interaktive, mësim në distancë, konferenca audio vizive


INFORMACIONE KONTAKTI