Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com




Union Bank

Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 30 dege ne qytetet me kryesore te Shqiperise.

Sot Union Bank ka rreth 360 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vlereso...

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Bulevardi Zogu I, Sheshi Ferenc Nopçka, Nd. 5, H.3, Njesia Bashkiake Nr 9, Kodi Postar 1016, Tirane
  • Tirane, Shqipëri
  • Tel: 04 238 9077
  • Mobile: 04 238 9077

Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë
Tirane, Shqipëri 01-06-2020 edhe 2 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Tjeter
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Po
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
01-06-2020
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Union Bank ka filluar aktivitetin në 2006, si pjesë e zgjerimit të kompanive të Union Grup në Shqipëri. Që nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative në të gjithë sektorët dhe tani ka 33 degë në qytetet më kryesore të Shqiperisë. Sot Union Bank ka rreth 400 punonjës në të gjithë Shqiperinë. Menaxhimi i Bankës i kushton rëndësi të vecantë krijimit të një ambjenti ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Ne jemi krenarë për standartet e larta të shërbimit të klientëve dhe kërkojmë që t'i përmirësojmë vazhdimisht ato. Në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm në kreditimin e bizneseve SME, banka kërkon të punësojë Specialistë të Marrëdhënieve me Biznesin, me eksperiencë të mëparshme në institucione bankare dhe/ose financiare, për Degët në Tiranë, ndaj ftohen aplikime nga kandidatë të përshtatshëm për këtë pozicion.

Specialist i Marrëdhënieve me Biznesin Qëllimi i Përgjithshëm i Punës:

Krijimi dhe zhvillimi i nje portofoli cilesor me kliente biznesi, duke iu ofruar sherbimet bankare dhe keshillim financiar. Përmirësimi i Shitjeve ndaj Biznesit në tërësi dhe realizimin e objektivave të vëna në fushën e biznesit.

Detyrat

Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:

  • Identifikimin e klienteve potenciale për bankën, krijimi dhe ruajtja e një portofoli kreditor sa më cilësor.
  • Vlerësimin e riskut të aplikimeve të kredisë.
  • Kryerjen e analizave kreditore për klientë të rinj dhe ekzistues në mënyrë që të minimizohet risku kreditor kundrejt Bankës me përgjegjësi firme për mendimin e tyre profesional lidhur me cilesinë dhe sigurinë e aplikacionit kreditor.
  • Rishikim i analizave kreditore të klientëve që kanë në portofol minimumi një herë në vit, në mënyrë që të shmangen problemet që mund të ketë Banka me keta klientë në ardhmen.
  • Administrimin dhe monitorimin e portofolit të kredisë.
  • Ndjekja e klientëve kreditore që kanë në portofol, në rastet kur këta klientë shfaqin probleme në pagesat e kësteve apo interesave duke prodhuar raport të posacem për ta dhe duke propozuar masa për evitimin e thellimit të vonesave në shlyerje.
  • Përmirësimin e shërbimit kundrejt biznesit në ato raste ku është e nevojshme në menyrë që klientët të gjejnë në Bankë një shërbim cilësor dhe të pranueshem.
  • Shitjen e produkteve të tjera të bankës ndaj klientëve ekzistues dhe të mundshëm, me qëllim rritjen e përfitueshmërisë.
  • Ofrimin e disa shërbimeve direkt për klientët përkatës, si rregjistrimi i klientit në sistem, hapja e llogarive, etj., në perputhje me procedurat në fuqi.
  • Sigurimin e një shërbimi cilësor ndaj klientëve të bankës.

Kualifikimet

Kualifikimet/Eksperienca e kërkuar:

  • Diplomë universitare në ekonomi ose fusha të lidhur me të.  
  • Eksperiencë e mëparshme pune në sektorin bankar dhe/ose subjekte financiare jo banka për të paktën 2 vjet.  
  • Njohuri të mira të teknikave të shitjes dhe operacioneve bankare.   

Aftësi të tjera:

  • Të ketë aftësi të dëgjojë klientin dhe të kuptojë nevojat e tij financiare.
  • Të dojë të mësojë dhe të jetë kurioz.
  • Të ketë gjykim kritik dhe të analizojë informacionin që merr nga tregu dhe klienti.
  • Të marrë përgjegjësi përsipër dhe të jetë në gjendje të bëjë propozime individuale kreditore.
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
  • Përdorim shumë të mirë të programeve të paketës Office, Excel, Word, etj.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Personat e interesuar duhet të dërgojnë brënda datës 1 Qershor 2020

-Leter “Shprehje Interesi” për Pozicionin
-CV 
-Letër reference nga punëdhënes të mëparshëm

në adresën e mëposhtme:
Union Bank                                                                                                                         
Blv. Zogu I, përballë stacionit të trenit                                                     
Tiranë                                                                                                   

ose

E-mail: [email protected]

Vetëm kandidatet e përzgjedhur do të kontaktohen.

Kandidatët mund t'i nënshtrohen një testi profesional.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, "Për mbrojtjen e të dhënave personale" dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 "Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë". Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata. Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive. Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër. Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [email protected].


Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".