Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Sarandë, Shqipëri 30-11-2021 edhe 2 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Arkëtar banke
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
30-11-2021
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Union Bank është një bankë private me kapital 100% shqiptar me aksioner kryesor UFT. Që prej fillimit të aktivitetit në 2006, Union Bank ka shënuar rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 600 milion EUR asete. Nëpërmjet një rrjeti prej 32 degësh dhe mbi 50 ATM, banka u shërben me mijëra klientëve që i kanë besuar financat e tyre personale dhe të biznesit dhe na kanë vlerësuar për shërbim cilësor dhe fleksibilitet. Ne jemi krenarë për standartet e larta të shërbimit të klientëve dhe vazhdojmë ti përmirësojmë ato. Union Bank numëron mbi 400 punonjës, të cilët japin kontributin e tyre të paçmueshëm në arritjen e rezultateve të bankës. Ne i kushtojmë rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti pune, ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Gjithashtu, impenjohemi maksimalisht në trajnimin dhe zhvillimin e tyre. Aktualisht, po kërkojmë kandidatë të përshtatshëm për t'iu bashkuar skuadrës sonë në Degën Sarandë në pozicionin: Shërbim Klienti (në zonën e arkës)  

Qëllimi i Përgjithshëm i Punës: Siguron një shërbim të shkëlqyer klienti duke ofruar informacion të plotë dhe cilësor, duke këshilluar dhe shpjeguar klientët lidhur me paketat dhe produktet bankare që plotësojnë më së miri nevojat e tyre. Trajton të gjitha aktivitetet e klientëve, që kanë të bëjnë me cash dhe jo-cash, duke siguruar proçesim të saktë dhe efiçent për klientët. Siguron një shërbim të shkëlqyer klienti duke ofruar informacion të plotë dhe cilësor, duke këshilluar dhe shpjeguar klientët lidhur me paketat dhe produktet bankare që plotësojnë më së miri nevojat e tyre. Trajton të gjitha aktivitetet e klientëve, që kanë të bëjnë me cash dhe jo-cash, duke siguruar proçesim të saktë dhe efiçent për klientët.

Detyrat

Përgjegjësitë kryesore:  

  • Siguron se klientët përfitojnë shërbimin e kërkuar në kohë dhe me cilësi të lartë në përputhje me rregullat dhe procedurat e Bankës.
  • Vepron me ndershmëri, objektivitet dhe kujdes në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të ngarkuara.
  • Tregon kujdes në trajtimin e informacionit të marrë gjatë ushtrimit të detyrave të ngarkuara si dhe ruan konfidencialitetin e informacionit.
  • Qëndron i informuar në lidhje me gamën e produkteve, paketave e shërbimeve të ofruara nga Banka.
  • I sugjeron klientëve të cilët paraqiten në arkë, produkte dhe shërbime të tjera të përshtatshme për nevojat e tyre.
  • I Shërben klientit me cilësi dhe eficience, për cdo shërbim të kërkuar prej tij dhe e orjenton drejt kanaleve alternative, sipas objektivave dhe fokusit te bankës.
  • Sigurohet të realizojë objektivat individualë të lidhur me shitjen dhe shërbimin ndaj klientit, si dhe të kontribuojë në realizimin e objektivave të degës në tërësi.
  • Është përgjegjës për administrimin dhe përpunimin e cash-it në arkën personale, përfshirë hapjen, mbylljen sipas Manualit të Arkës.
  • Trajton të gjitha transaksionet e lidhura me cash dhe jo Cash për klientët sipas procedurave përkatëse duke trajtuar me saktësi dokumentacionin e nevojshëm, ekzekutimin në sistem dhe cash-in përkatës.
  • Është përgjegjës për kontrollin dhe ruajtjen e dokumentacionit përkatës për secilin produkt apo transaksion të kryer, në përputhje me rregulloret në fuqi.
  • Siguron që të gjitha transaksionet e hedhura në sistem të janë të njëjta me dokumentacionin justifikues përkatës.
  • Menaxhon dhe arshivon sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara nga banka dokumentacionin e transaksioneve të kryera prej tij.
  • I kushton rëndësi të veçantë identifikimit të klientit (dokumenti i identifikimit, nënshkrimi, etj.), në kuadër të kryerjes së transaksioneve bankare.
  • Është i informuar mbi tiparet dalluese të kartëmonedhave vendase e të huaja që pranon banka dhe zbaton procedurat në fuqi në raste të kartëmonedhave fallco, të dëmtuara, etj.
  • I kushton rëndësi aspekteve të sigurisë në punën në arkë, përgjegjësive për çelësa, kode, mbrojtjes në raste të tentativave për grabitje, etj.
  • Në raste konstatimi të diferencave në arkë në fund të ditës, zbaton proçedurat në fuqi për identifikimin, rregjistrimin, mbylljen etj, të diferencave të cash-it.
  • Ruan konfidecialitetin dhe vigjilencën gjatë dhe jashtë orarit të punës.

Kualifikimet

Profili i kërkuar:  

  • Diplomë Universitare në fushën Ekonomike ose në fushë të ngjashme me të, konsiderohet avantazh.
  • Eksperienca e mëparshme në pozicion të ngjashëm konsiderohet avantazh, por nuk përbën kusht. Integritet i lartë personal.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe shitjeje.
  • I përgjegjshëm, i vëmendshëm, korrekt dhe i saktë.
  • Aftësi shumë të mira për të bashkëvepruar në grup.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe kompjuterike.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Punojësit e suksesshëm në këtë pozicion mund të zhvillohen në Këshillues Klienti, dhe pozicione të tjera në degë ose departamente, bazuar në performancën, aftësitë dhe cilësitë individuale si dhe nevojat e bankës. Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës  30 Nentor 2021: CV Letër "Shprehje Interesi" për Pozicionin   Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: [email protected]                        

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.   Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, "Për mbrojtjen e të dhënave personale" dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 "Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë". Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata. Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.


Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".






Union Bank

Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 30 dege ne qytetet me kryesore te Shqiperise.

Sot Union Bank ka rreth 360 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vlereso...

INFORMACIONE KONTAKTI

Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë