Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Tirane, Shqipëri 11-10-2021 edhe 19 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Drejtor Finance
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
Mesatare (3 - 10 vite)
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
11-10-2021
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice. 
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin për një nga kompanitë e saj në pozicionin: Shef Finance.


Përshkrim i përgjithshëm
Shef i Financës është përgjegjes për drejtimin e të gjitha aspekteve financiare dhe fiskale të operacioneve në kompani. Ai/AJO drejton, koordinon, administron, planifikon kontabilitetin dhe buxhetin e kompanise. 
 

Detyrat

  • Drejton dhe monitoron të gjitha aktivitetet financiare, duke marrë kontrollin e përgjithshëm të funksionit kontabël të kompanisë.
  • Mbikqyr projektet investuese, kontabilitetin, sigurohet që çdo repart ka një buxhet të caktuar, kostot aktuale të jenë të regjistruara saktësisht ashtu si rezultatet e përgjithshme dhe fitim-prurja të ndiqet dhe të raportohet korrektësisht në kohe.
  • Koordinon përgatitjen e deklarateve financiare, raporteve financiare, analizave specifike dhe raporteve informuese në bashkëpunim me kompaninë audituese financiare.
  • Drejton Ekipin Financiar.
  • Zhvillon dhe drejton vënien në zbatim të planit strategjik dhe operacional të biznesit dhe projekteve.
  • Bashkëpunon me Manaxherët e tjerë që të ofrojë konsulence ndihmëse për iniciativat e planifikuara nëpërmjet analizave financiare, raporteve si edhe rekomandimeve.
  • Siguron përputhjen e kërkesave me legjislacionin e Drejtorisë së Tatimeve dhe Taksave.
  • Koordinon dhe kontrollon stafin në varësi në përgatitjen e pagave dhe benefiteve e të githë stafit të kompanisë.
  • Analizon likuiditetin (Cash Flow), kontrollon kostot dhe shpenzimet me qëllim që të orientoje Drejtuesit e biznesit.
  • Analizon deklaratat financiare me qëllim evidentimin e dobësive dhe parashikimin e tyre.
  • Përcakton dhe zbaton sipas reparteve objektivat, politikat, procedurat financiare, në qëllime afatshkurtra dhe afatgjata.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar Arsimin e lartë ne Fakultetin e Ekonomisë për Financë-Kontabilitet.
  • Të ketë mbi 5 vjet eksperience pune si Shef Finance.
  • Preferohen kandidate të cilët kanë eksperiencë të mëparshme në sektorin e shërbimeve.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të legjislacionit financiar si edhe në përdorimin e programeve financiare.
  • Të njohë shumë mirë ''Paketën Office'' dhe programin ''Alpha Business''.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërveprimi me të tjerët.
  • Të ketë aftësi shumë të mira analitike, vendimarrëse dhe manaxheriale.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Personat e interesuar dhe që plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre ose të kontaktojnë në adresën e mëposhtme. [email protected]

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e tëDhënave Personale".


Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".






Agikons

''Agikons'' sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ‘’Marea Resort’’ (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brez...

INFORMACIONE KONTAKTI

Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë