Teknologji Informacioni Shembuj CV HOREKA-Hoteleri-Restorant-Kafe Biznes-Menaxhim Strategjik Financë
SOS Fshatrat e Fëmijëve është një organizatë sociale, jo fitimprurëse, jopolitike dhe jofetare që verpron në ndihmë të fëmijëve që kanë humbur kujdesin prindëror apo që janë në rrezik për të humbur atë. SOS Fshatrat e Fëmijëve është anëtare e organizatës ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në 132 vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve...
Shoqata SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi eshte nje organizate sociale, jo-politike dhe jo fetare, qe ofron kujdes afatgjate me baze familjare per femijet, te cilet kane humbur prindrit, apo qe per arsye te ndryshme nuk mund te jetojne me ta.
SOS Fshatrat e Femijeve mbeshtet gjithashtu femijet dhe familjet ne nevoje permes projekteve, qe synojne zhvillimin e kapaciteteve te ketyre familjeve
Shoqata SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi shpall konkurimin per pozicionin vakant:
Roje ne SOS Fshatin e Femijeve, Shqiperi
Roja ne SOS Fshatin e Femijeve siguron ruajtjen e objekteve pronë e organizatës brenda territorit të SOS-Fshatit të Fëmijëve dhe jetën e fëmijëve dhe personelit që jetojnë në SOS-Fshatin e Fëmijëve.
Mbeshtet mbarevajtjen e aktivitetit 24 oresh të SOS Fshatit si dhe aktiviteteve të ndryshme që organizohen ne ambjentet e SOS Fshatit.
Ndalon hyrjen e personave të pa autorizuar në ambjentet e SOS-Fshatit te Fëmijëve.
Lajmëron menjëhëre Drejtuesin e Stafit Administrativ ose Drejtorin e Programit dhe në mungesë te tyre njofton Policine në numrin e telefonit 129 në rast se personat e pa autorizuar tregojnë mosbindje.
Gjatë ditës vëzhgon në mënyrë të vazhdueshme të gjithë territorin e SOS-Fshatit të Fëmijëve dhe gjatë nates kontrollon dhe patrullon 1 herë në 2 orë te gjitha objektet brenda territorit të fshatit.
Ndalon daljen e SOS Fëmijëve jashtë territorit të SOS Fshatit të Fëmijëve të pashoqeruar nga SOS Nena ose personel tjetër.
Lajmeron Drejtuesin e Stafit Administrativ ose Drejtorin e Programit, dhe gjate natës Policine, Urgjencen, Zjarrëfiksen në rast emergjence.
Njeh politiken e mbrojtjes së fëmijëve dhe vepron në perputhje me të.
1. Diplome e shkolles se mesme
2. Te kete eksperience pune ne kete pozicion
3. Aftesi shume te mira komunikuese
4. Aftesi shume te mira per te punuar si pjese e grupit
5. Aftesi shume te mira te menaxhoje situatat konfliktuale
6. Te jete i ndershem dhe i besueshem
7. Te jete korrekt dhe i gadishem per te permiresuar aftesite e tij.
Paraqitja e dokumentave:
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin nje C.V. brenda datës 22.01.2021, në adresën [email protected]
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".
2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.
3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".
4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".