CBS CREATIVE BUSINESS SOLUTIONS

CBS Creative Business Solutions është një organizatë konsulence biznesi, jo fitim-prurëse me ekspertizë të thellë në financimin e sektorëve në zhvillim. CBS në partneritet me USAID po implementon programin 3-vjecar AgroKapital, me synim rritjen e financimit të sipërmarrjeve bujqësore.

Vendndodhja

Tiranë, Shqipëri

Profili i Kompanisë

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Burime njerezore
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
09-03-2018
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Praktikë Profesionale në Burime Njerëzore dhe Administratë

Creative Business Solution (CBS) është një organizatë konsulence biznesi dhe projektzbatuese. Përmes veprimtarisë së saj, CBS zbaton projektet e zhvillimit në Shqipëri me ndikim dhe në vendet e Balkanit Perëndimor. CBS ka ngritur ekspertizën e saj ne bujqësi, mbështetje për mundësi financimi, teknologji, energjinë e gjelbër dhe turizëm. Që prej fillimeve të veprimtarisë së saj në vitin 2013, CBS ka zbatuar 15 projekte zhvillimi me një buxhet 4.7 million USD. CBS ka një, ekip prej 33 profesionistësh në zyrën qëndrore në Tiranë dhe në katër degët rajonale ne Fier, Korcë, Gjirokastër dhe Peshkopi.
CBS kërkon student të sapo diplomuar me rezultate te larta ose studentë në vazhdim të  studimeve master (vitin e fundit) për Informatikë, Menaxhim Biznesi, apo Teknologji Informacioni për praktikën e punës ne Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Administratës. CBS kërkon studentë të talentuar, të motivuar, energjik dhe krijues për të ofruar suport dhe aftësi multi-task. Studenti i cili do të jetë pjesë e praktikës profesionale duhet të japë kontributin e tij në përditësimin dhe implementimin e
procedurave të Burimeve Njerëzore, të suportojë dhe koordinojë operacionet ditore që lidhen me cështjet bazike të IT-së, të kujdeset në përmbushjen e nevojave të zyrës për materiale dhe kancelari si dhe të ndihmojë në menaxhimin e përgjithshëm të zyrës qëndrore. Praktikanti do të punojë në mbikqyrjen e Menaxherit të Burimeve Njerëzore dhe Administrates.

Nise karrierën tënde me CBS!

Për të gjithë studentët që duan të nisin karrierën dhe një eksperiencë unike, CBS ju mirëpret në programin e praktikës së punës. Ndërto eksperiencën tënde profesionale,
përmes lirisë së zgjedhjes dhe inisiativës personale. CBS beson dhe vlerëson potencialin dhe talentin e studentëve. Gjatë praktikës, studenti fitues do të ketë mundësinë të shprehi talentin dhe aftësitë akademike duke fituar eksperiencë profesionale dhe duke dhënë kontribut real për të arritur rezultatet e procesit.

Kush mund të aplikojë?

CBS ofron mundësi praktike profesionale për studentët me rezultate të larta të cilët sapo janë diplomuar/janë në vitin e fundit të studimeve master, në fushat e mëposhtme:

 Informatikë Ekonomike
 Teknologji Informacioni
 Menaxhim Biznesi
 Fusha të ngjashme

Detyrat

  • Suporton koordininimin e operacioneve ditore që lidhen me cështjet bazike të IT-së;
  • Kujdeset për instalimin e proceseve, mirëmbajtjen rutinë, upgrades, instalimi i antivirus-ëve, kujdeset për sistemet etj;
  • Mbështet në përditësimin dhe implementimin e procedurave ekzistuese të Burimeve Njerëzore dhe Administratës;
  • Mbështet departamentin në procesin e prokurimeve duke ndjekur dhe zbatuar procedurat e brendshme;
  • Kujdeset në përmbushjen e nevojave të zyrës për materiale dhe kancelari;
  • Përmbush detyrat administrative ditore të caktuara sipas nevojës së departamentit;

Kualifikimet

 Të ketë njohuri bazike mbi cështje të lidhura me IT-në si: instalime programesh, lidhje me rrjetin & printerat, upgrades programesh;
 Aftësi organizimi, administrimi dhe koordinimi;
 Nivel i larte konfidencialiteti;
 Aftësi të mira komunikimi si me shkrim dhe me gojë dhe aftësi ndërpersonale;
 Aftësi të punojë me disa detyra njëkohësisht dhe në grup;
 Të ketë gadishmërine në përmbushjen e detyrave rutinë administrative;
 Te ketë njohuri mbi paketën e Office
 Qëndrim proaktiv, me inisiative dhe i përgjegjëshëm;

Avantazhet:
 Pjesëmarrje në një organizatë dinamike dhe leader
 Ambjent pune ndërkulturor dhe ekip i pasionuar
 Llojshmëri detyrash në varesi të aftësive të prezantuara dhe ambicjes,
 Mundësi për tu rritur profesionalisht dhe personalisht
 Udhëheqje gjatë performancës së punës

Periudha e praktikës: 3 muaj (me mundësi rinovimi) Orari i Punës: E Hënë - E Premte
Tipi i praktikës: CBS do të ofrojë një pagesë minimale
Volumi javor: 20 - 25 orë

Shënime

Si te aplikoni?

Ju lutem plotësoni formularin online duke vizituar www.cbs.al , seksioni “Përfshihu në CBS” deri më 15 Shkurt 2018. Përdorni titullin “Praktikë Profesionale në Burime
Njerëzore dhe Administratë” në subjektin e e-mail nëse keni pyetje mbi pozicionin tek: [email protected]

Kategoritë më të kërkuara / Të gjitha kategoritë