Përshkrimi
''Agikons'' sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), "Tarraca e Ullijve" (Dhërmi), "Plazhi i Gurtë" (Qeparo), "Bougainville Bay" (Sarandë) si edhe "Meshtekna" Brezovice. Kompania kerkon te rekrutoje staf ne pozicionin "Pergjegjes/e Kontabiliteti" ne Departamentin e Finances.
Detyrat
Likujditetet:
- Kontabilizimi i veprimeve bankare Kontrolle te kurseve dhe rakordimet me statement dhe llog 581/01.
- Kontabilizimi i tyre si edhe shperndarja sipas situacioneve te raportuara.
- Ndjekja dhe kontrolli i deklarimeve ne skemen e tatimeve.
- Kontrolli i listeprezencave dhe rakordimi me fuqine punetore te deklaruar.
- Perpilim i gjithe dokumentacionet ne rastet e punonjesve me raporte mjekesore (te pagueshme nga skema e sigurimeve shoqerore).
- Hartimi i listepagesave dhe ngarkimi ne sistem e-filling.
- Nxerrja e urdherpagesave mujore per sigurimet shoqerore dhe dergimi i saj per likujdim Hartimi dhe Raportimi periodik i formatit TIP mbi pagat tek Eksperti Kontabel dhe strukturave te tjera sipas kerkeses.
- Informacione periodik mbi listepagesat tek burimet njerezore.
Magazinat:
- Kontrolli i artikujve.
- Daljet e materialeve te perdorura ne cdo objekt dhe shperndarja e tyre sipas qendrave te kostos (reference analizes se daljeve te situacioneve mujore).
- Rakordimi i gjendjeve te artikujve analitik ne fund te muajit me gjendjet reale ne magazina.
Blerjet:
- Kontroll mbi rregjistrimin e blerjeve te ne lidhje me ekstremitetet e faturave tatimore si cmim, sasi, Nipt, date, nenshkrim, transportues etj.
- Rregjistrim i faturave te blerjes ne rastet kur eshte e nevojshme.
- Perpilimi i librit te blerjes dhe kontroll i tij.
- Deklarimi periodik i tij ne sistemin tatimor e-filing.
Import – Export:
- Perpilimi i pasqyrave te mallrave te importit, nxjerrja e kostove per materialet e blera.
- Rregjistrimet kontabel te tyre. Perpilimi i pasqyrave te mallrave per export, kalkulimi i cmimit te shitjes.
- Prerja dhe regjistrimi kontabel i fatures se shitjes Hartimi dhe Raportimi periodik i formatit TIP mbi IMP-EXP tek Eksperti Kontabel dhe strukturave te tjera sipas kerkeses.
Shitjet:
- Pas rakordimeve me Kostoisten, plotesohet tabela me te dhenat per situacionet per shitje.
- Prerja e faturave fizike dhe bashkelidhja e situacioneve te hartuara nga inxh.
- Kostoist Kontabilizimi i tyre dhe shperndarja sipas qendrave te kostos.
- Analiza e pagushmerise se TVSH dhe nxjerrje e informacionit te duhur mbi te.
- Per Blerjet e lendeve te para, inventar, sherbime, nenkontraktore, blerje AQT, parapagime.
- Per Shitjet e situacioneve sipas objekteve, mallrave, AQT, qerave me TVSH sipas rastit.
- Gjendjet e stokut te krijuar ne lende te pare, mallra dhe karburant Perpilim i pasqyrave mujore dhe progresive ne lidhje me pagueshmerine e tvsh.
Klientet:
- Hartimi i fatures se parapagimeve per arketimet e klieneteve dhe kontabilizimi i saj Hartimi i fatures se shitjes sipas kontratave te shitblerjes.
- Rakordimi i mujor i tyre dhe raportimi periodik i formatit TIP mbi Shitjet tek Eksperti Kontabel dhe strukturave te tjera sipas kerkeses.
Furnitoret:
- Rakordimi periodik i furnitoreve mbi kartelat kontabel.
- Analizat mbi gjendjen e furnitoreve real - fiskal.
- Dhenie informacion mbi gjendjen fiskale te furnitoreve (per menaxheret).
- Dhenie Informacioni strukturave te ndryshme te brendshme dhe te jashtme.
- Hartimi, rakordimi, analiza dhe raportimi i dokumentacionit fiskal tek Eksperti Kontabel dhe struktura te tjera te interesuara per perpilimin e pasqyrave financiare 3-mujore, 6-mujore, 9-mujore dhe vjetor.
- Hartimi, rakordimi, analiza dhe raportimi i dokumentacionit fiskal tek Eksperti Kontabel dhe struktura te tjera te interesuara per kontrolle te ndryshme te institucioneve financiare.
Kualifikimet
- Diplomë Universitare, në degën Financë- Kontabilitet;
- Të ketë eksperiencë jo më pak se 5- vjeçare pune, në këtë fushë;
- Te njohe mire programin Alpha Web ne nivelin e kontabilistit si dhe te perdore programet baze Office, etj;
- Te kete njohuri shume te mira rreth dokumentacioneve financiare;
- Saktësi dhe produktivitet, aftësi për të përmbushur afatet;
- Aftësi shumë të mira komunikimi, etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
- Të kenë njohuri të mira të gjuhës Angleze, njohja e një gjuhë tjetër përbëjn avantazh;
- Të kenë frymë pozitive në punë në çdo kohë;
- Fleksibilitet me orarin e punës.
Shënime
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose
apliko nga duapune.com.
Aplikantet e interesuar jane te lutur te dergojne CV-ne e tyre ne adresen tone zyrtare te emailit: [email protected] shoqeruar me leter motivimit.
Kontakt: 068 40 52 085
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", A0/1, Selite, Tirane.