Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 72796

Oficer Kredie

Tirane, Shqipëri 16-12-2022 edhe 12 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi:

Analist kredie

Kohe e plote

Mesatare 3 - 10 vite)

Jo

Po

Rroga mujore: Data e përfundimit: Data e fillimit të punës: Numri i kandidatëve:  

---

16-12-2022

---

---


Përshkrimi

Agro & Social Fund sh.p.k ofron kredi për biznesin e vogël dhe të vetëpunësuarit në zonat rurale dhe gjysmë-urbane ku ka hapur degë të saj. Agro & Social Fund sh.p.k synon që të sigurojë kredi të cilat përmirësojnë jetën e të varfërve, krijojnë mundësi punësimi dhe nxisin zhvillimin e ekonomisë lokale.

 


Detyrat

PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZICIONIT:

  • Të zhvillojë portofolin e klientëve nëpërmjet aktivitetit të kredidhënies.
  • Të prezantojë produktet e kompanisë duke bërë marketing të drejtpërdrejtë në terren.
  • Të shqyrtojë nevojat dhe kërkesat për financime të klientëve duke ofruar zgjidhje në përputhje me kushtet e kompanisë.
  • Të sigurojë të gjithë informacionin mbi situatën financiare të klientit, duke garantuar integritetin e të dhënave mbi klientët.
  • Të bëjë vlerësimin e kapacitetit pagues të klientit dhe riskut të financimit, bazuar në politikat e kreditimit të institucionit.
  • Të ndërtojë marrëdhënie besueshmërie dhe afatgjata me klientët dhe komunitetet.
  • Të monitorojë rregullisht klientët pas marrjes së kredisë duke i vizituar drejtpërdrejtë në biznes/familje.
  • Të sigurojë një cilësi të lartë të menaxhimit të rasteve në vonesë.

 


Kualifikimet

KËRKESAT E PUNËS DHE KUALIFIKIME:

  • Të ketë të paktën një vit eksperiencë pune në këtë profil ose në punë të ngjashme.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Të jetë i orientuar ndaj arritjes së objektivave.
  • Të jetë person i vetëmotivuar, dinamik dhe që i pëlqen të punojë në terren.
  • Të ketë aftësi negociuese.
  • Të jetë i aftë të ndërtojë marrëdhënie të besueshme me njerëzit.
  • Të ketë një kuptim të mirë të shërbimit ndaj klientit.
  • Të jetë i aftë të bëjë analizë financiare për aktivitete të ndryshme biznesi.
  • Të dijë të përdorë mirë kompjuterin.
  • Të ketë aftësi të mira në organizimin dhe vetëmenaxhinim e punës.
  • Licensa e drejtimit të automjetit është e domosdoshme.

 


Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Të gjithë kandidatet duhet të dergojnë dokumentet e mëposhtme ne adresën tonë të email-it: [email protected]

  • Letër motivimi
  • Curriculum Vitae

Data e aplikimit të fundit: 16 Dhjetor 2022 ora  17:00

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




Agro & Social Fund sh.p.k

Misioni Ynë Ne mbështesim zhvillimin e qëndrueshëm, përfshirjen financiare dhe kohezionin social, nëpërmjet asistencës së përgjegjshme financiare të ndërmarrjeve micro e të vogla kryesisht, me qëllim zvogëlimin e varfërisë, lehtësimin dhe përmirësimin e jetës në komunitete dhe zgjerimin e oportuniteteve për punësim, duke operuar kryesisht në zonat rurale e semi-urbane, por dhe ato urbane. Vlerat Tona Agro & Social Fund është i fokusuar në përmirësimin e cilësisë dhe përshtatshmërisë së shërbimeve që i ofrohen klientelës së synuar, kryesisht nëpërmjet vlerësimit të vazhdueshëm të kërkesave të tyre, krijimit të mundësive për klientët, familjet dhe komunitetet në rritjen e mirqenies, uljen e varfërisë apo vulnerabilitetit , rritjes se aksesit ne finance, krijimit te vendeve te reja të punës apo dhe shtimit të vlerës së atyre ekzistuese. Në rrugëtimin tonë të udhëhequr nga misioni, ne ruajmë e pasurojmë vlerat tona.


INFORMACIONE KONTAKTI