Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Tirane, Shqipëri 12-10-2021 edhe 20 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Menaxher Marketingu
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
Mesatare (3 - 10 vite)
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
12-10-2021
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Përshkrimi i Punës - Menaxher Marketingu  

Menaxheri Marketingut është përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve të marketingut të kompanisë dhe brandeve partnere. Një nga përgjegjësitë kryesore të Menaxherit të Marketingut është  planifikimi i buxhetit vjetor të marketingut dhe realizimin i objektivave vjetore të kërkuara nga kompania. Gjithashtu, koordinon dhe mban kontakte me palët e treta të përfshira në të gjithë procesin si agjenci publicitare, agjensi printimi dhe prodhimi, media, si dhe monitoron dhe përgatit rezultatet e fushatave të komunikimit sipas buxhetit marketing të planifikuar. Ky rol kërkon përfshirjen e vazhdueshme me drejtuesit e tjerë të kompanisë në nivele të ndryshme menaxhimi.  

Detyrat

  • Zhvillon një plan komunikimi marketing që përfshin strategjinë, objektivat, buxhetin dhe taktikat marketing;
  • Dizenjon dhe ndjek praktikat më të mira për të gjitha aktivitetet dhe komunikimin marketing;
  • Menaxhon marrëdhëniet e përditshme me agjencitë marketing për të arritur objektivat brenda buxhetit të miratuar;
  • Identifikon dhe përcakton nevojat për reklamim të kompanisë dhe zhvillon, me agjencitë e reklamave, strategji në mënyrë që të arrijë komunikimin e duhur të markës sipas standardeve të kompanisë;
  • Sigurohet që kompania të marrë nivelin e duhur të vemendjes, prioritetin dhe shërbimit nga agjencitë e saj dhe që kompania të marrë një vlerë të mirë për investimin mbi të gjitha blerjet krijuese dhe mediatike;
  • Zhvillon një plan komunikimi marketing të detajuar për brandet partnere dhe synon rritjen e bashkëpunimit strategjik ndërmjet kompanisë dhe markave partnere;
  • Aplikon strategjinë e marrëdhënieve me median sipas planit të miratur dhe politikave të kompanisë duke synuar prezencë në nivel të lartë në mediat TV, Radio, Online;
  • Koordinon fushatat marketing me aktivitetet e shitjeve;
  • Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera të kompanisë si Departamenti i Shitjeve, Departamenti i Blerjeve, Departamenti i Financës dhe ai Ligjor në lidhje me realizimin e fushatave marketing.
  • Bashkë me këto departamente identifikon dhe zhvillon mundësitë e biznesit që mund të rrisin bazën e klientëve të kompanisë;
  • Menaxhon corporate branding.
  • Zbaton metodat moderne të merchandising dhe sigurohet që dizajni i brendshëm i dyqaneve është sipas rregullave të brandimit dhe specifikave të manualit të brendshëm si dhe sipas standarteve të fundit të industrisë;
  • Siguron prezencën optimale të markave partnere në dyqane dhe paraqitjen/komunikimin e tyre sipas standarteve të përcaktuara;
  • Zbaton metoda komercializimi modern, sigurohet që dizajni i brendshëm i dyqaneve të përvetësojë siç duhet rregullat e brandimit dhe specifikimet e udhëzuesve të brendshëm;
  • Ndjek dhe monitoron efektivitetin e të gjitha fushatave marketing si dhe kthimin e investimit;
  • Ndjek prirjet e industrisë që ndikojnë në zgjedhjet e klientëve dhe bën rekomandimet ose përditësimet e duhura në lidhje me strategjinë e komunikimit dhe fushatave marketing;
  • Zhvillon, zbaton dhe menaxhon një program besnikërie për të kënaqur klientët;
  • Mbledh raporte për aktivitetet e konkurentëve dhe kërkimet e ndryshme të tregut për t'u siguruar që biznesi ka informacionin e duhur dhe në kohë mbi të cilin bazon marrjen e vendimeve;
  • Kontrollon dhe monitoron çdo material të printuar që të jetë brenda standarteve dhe linjës së komunikimit të kompanisë;
  • Krijon dhe mban marrëdhënie të mira me furnitorët lokal dhe ndërkombëtarë me qëllim mbledhjen e të ardhurave shtesë për kompaninë në terma të buxheteve marketing;
  • Siguron delegim efektiv të detyrave gjithmonë tek personat në varësi;
  • Ndjek dhe monitoron realizimin e detyrave nga stafi në varësi;  

Komunikimi PR dhe Digjital   P

  • Përgjegjës për menaxhimin e imazhit dhe identitetit të markës së kompanisë;
  • Zbaton planet e veprimit të PR të miratuara në kuadër aktiviteteve të marrëdhënieve publike;
  • Krijon kontent duke jua shpërndarë mediave për të qenë prezent në lajme, kronika apo emisione të ndryshme për fushata apo komunikime të caktuara;
  • Organizon evente duke përfshirë konferenca shtypi, panaire, mbledhje fondesh apo vizita të mediave sipas nevojave të kompanisë;
  • Supervizon kanalet e mediave sociale për fushatat e synuara;
  • Monitoron kontentin për mediat sociale dhe identifikon mënyrat e reja të mbajtjes së klientëve të interesuar për kompaninë dhe shtimin e ndjekësve të rinj;
  • Mbledh informacion nga feedback i klientëve nëpërmjet kanaleve tradicionale dhe online të komunikimit për të informuar shitjet dhe menaxherët e kategorive të produkteve.  

Komunikimi i brendshëm  

  • Zhvillon materialet e branduara të komunikimit të brendshëm bazuar në brand bookun dhe filozofinë e kompanisë; broshura e kompanisë, përmbajtja e faqes së internetit, galeria e fotove, etj,.
  • Sigurohet që dokumentat dhe materialet marketing janë aktuale, të sakta dhe reflektojnë drejt brandin dhe mesazhin e dëshiruar;
  • Mbështet kompaninë në përforcimin e vlerave të kompanisë;
  • Mbështet në mbajtjen e punonjësve të kompanisë të përfshirë gjatë fushatave ose kur kërkohet angazhim i punonjësve;
  • Mundëson mbështetje për përforcimin e veprimeve të përgjegjësisë sociale të kompanisë;
  • Gjen dhe propozon mënyra të reja të mbajtjes së punonjësve të përfshirë në aktivitetet, eventet dhe fushatat e kompanisë;  

CSR  

  • Aplikon dhe zbaton aktivitete në lidhje me përgjegjësinë sociale të kompanisë;
  • Promovon aktivitetet e përgjegjësisë sociale të kompanisë në media, rrjete sociale, etj,.
  • Siguron sugjerime dhe ide për aktivitete të lidhura me përgjegjësinë sociale të kompanisë;  

Kriza  

  • Ndjek instruksionet e zhvilluara nga kompania në rastet e krizave që mund të përfshihet kompania;
  • Këshillon stafin e kompanisë për marrëdhëniet me mediat sipas parimeve dhe politikave të menaxhimit të krizave;
  • Koordinon dhe punon ngushtë me punonjësit e shërbimit me klientin për të krijuar një proces efketiv komunikimi;
  • Skedulon takime pas ngjarjeve të krizave me drejtuesit e zgjidhjes së tyre për të identifikuar mësimet dhe mundësitë për përmirësim nëse situata të tilla përsëriten prapë.  

Funksione të tjera:  

  • Merr pjese në çdo lloj program trainues;
  • Siguron të gjitha raportet e kërkuara;
  • Merr pjese në mbledhje të ndryshme të kompanisë.

Kualifikimet

Kërkesa dhe kualifikime të pozicionit:  

  • Koordimin shumë i mirë; Kërkim tregu;
  • Planifikim, Kuptim i sjelljes konsumatore;
  • Lexim dhe kuptim i Media planeve;
  • Njohje e termave të dizajn grafik;
  • Njohje e trendeve të rrjeteve sociale;
  • Njohje e materialeve promocionale, materialeve të printimit dhe termave teknike të prodhimit, etj,.  

Aftësi personale:  

  • Menaxhim i mirë i kohës, aftësi shumë të mira komunikimi, aftësi shumë të mira për punë në grup, aftësi për t'u përshtatur dhe punuar nën presion, i orientuar në zgjidhjen e problemeve, personalitet energjik dhe i vetëmotivuar, person me iniciativë dhe ambicioz, personalitet krijues, ndershmëri dhe intergritet.  
  • Minimalisht 4 vite punë në fushën e marketingut, komunikimit, publicitetit;
  • Njohje shumë korrekte e gjuhës Shqipe në të shkruar dhe në të shprehur;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze (e folur, e shkuar).
  • Njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh;
  • Njohuri të mira kompjuterike të programeve Powerpoint, Exchel, World.
  • Njohja e programeve të tjera përbën avantazh;
  • Njohuri e terminologjisë teknike të përdorur në Marketing;
  • Leje drejtimi klasi B.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Per te aplikuar ju lutem dergoni Cv tuaj ne adresen si vijon:-, [email protected] ,
Nr telefoni: 04 450 4286 Ju do te kontaktoheni vetem neqoftese Cv juaj do te perzgjidhet.  


Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".






Eco Market sh.p.k

Eco Market shpk filloi aktivitetin në sektorin e retail-it në Shkurt 2013. Qëllimi i tij ishte të bëhej lojtari më i madh në industrinë e retail-it në Shqipëri, duke zhvilluar një rrjet marketesh nga 250-500m2 të vendosura në zonat e populluara dendësisht, të cilët në tregun vendas mendohet të jenë formati më tërheqës për konsumatorin final, duke sjellë shërbime më afer tyre. Aktiviteti i biznesit të kompanisë është operacion i tr...

INFORMACIONE KONTAKTI

Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë