Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Tirane, Shqipëri 08-10-2021 edhe 16 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Menaxhim Biznesi
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Po
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
08-10-2021
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Funksionet Bazë dhe qëllimi i përgjegjësive:
Menaxherja e Eventeve është përgjegjëse per realizimin e planit te shitjeve dhe menaxhimin e eventeve,në përputhje me standartet e vendosura nga kompania dhe punëdhënësi. 
Menaxherja e Eventeve është përgjegjës për zbatimin e aktiviteteve të dekorit në menyrë më cilësore dhe korrekte të mundshme. Menaxherja e  Eventeve është personi i cili së bashku me stafin në varësi realizon dekorin sipas standartit Ami Event dhe është përgjegjës për materialet dhe mallrat e kompanisë.
Qëllimi kryesor i punës së Menaxheres se Eventeve është te menaxhoje shitjet e sherbimeve dhe marketimin e sherbimeve dhe total Brandit.  Qellim tjeter eshte te rrisë imazhin e kompanisë dhe ta marketojë atë në mënyrën më efiçente të mundshme. 

Raporton tek:  Drejtori ekzekutiv/
Zëvëndesohet nga: Menaxheri i eventeve

Për arritjen e këtyre objektivave Menaxherja e Eventeve ka përgjegjesinë kryesore që lidhet me:  
o funksionimin e proceseve te punes;
o menaxhimin e stafit vartes
o mirembajtjen dhe modifikimin e sherbimeve sa here eshte e nevojshme; 
o arketimet , inventarin dhe listen e sherbimeve; 
o shërbimin ndaj klientit; 
o imazhin e sherbimeve te ofruara 
o Planifikimin dhe respektimin e Buxhetit te Eventeve; 
o Kontrollin e Imazhit të Brandit; 
o Aktivitetet e marketingut; 
o Aktivitetet logjistike dhe administrative për të cilat kanë rënë dakort me supervizorin
Raporton tek : Menaxheri  i Brandit 
Zevendesohet: Event Manageri dhe i dekorit

Detyrat

Detyra Kryesore 
● Përgatitja e buxheteve, planeve  të shitjeve në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit  duke e detajuar në plane veprimi mujore dhe  vjetor;
● Monitorimi dhe zbatimi i aktiviteteve të shitjeve brënda buxhetit dhe në përputhje me objektivat e miratuara të biznesit ;
● Propozon forma praktike dhe krijuese, oferta sezonale për promocionin e shërbimeve duke bashkëpunuar ngushtë dhe duke marrë aprovimin nga eprori dhe krijimin e paketave të shërbimeve;
● Njeh dhe ndjek tendencat e biznesit; i paraprin në avancë dhe kupton interesat e biznesit;
● Organizimi i promocioneve të vazhdueshme si element taktike për të rritur shitjet; organizimi i aktiviteteve sezonale për të rritur shitjet;
● Mbikqyr dhe monitoron konkurrencën;
● Propozon ide, strategji për produkte dhe shërbime të reja.
● Përgatit plane veprimi dhe skedule për të identifikuar targete specifike/klientë të rinj dhe planifikon numrin e kontakteve të reja si dhe kërkon informacion për të  përcaktuar potencialin e tyre blerës;
● Gjetja e klienteve të rinj, organizimi i takimeve, negocimi dhe finalizimi i kontratave të shitjes;
● Negocion uljen e çmimit të kontratave sa herë është e nevojshme duke respektuar limitet e miratuara;
● Realizon planin e shitjeve sipas objektivave të vendosura që në fillim të vitit;
● Realizon planin e takimeve me klientët dhe mbylljen e kontratave;
● Realizon dhe organizon procesin e eventeve sipas të gjitha detajeve të rëna dakort me klientin;
● Ndjek procesin e faturimit me klientët;
● Organizon takime me partneret dhe klientet për mbylljen e kontratave me klientët/partnerët për shërbimet e ofruara; 
● Rishikon database e partnereve dhe kërkon për partnerë të rinj në treg që ofrojnë shërbime të reja duke negociuar dhe mbyllur kontratat; 
● Kujdeset që të zbatohen me përpikmëri kushtet dhe kërkesat e klientëve në kohë dhe në cilësi të shkruara në kontratë;
● Ndjek Eventet te cilat organizohen nga kompania;Eshte prezente ne cdo event dhe kontrollon te gjithe listen e  sherbimeve apo partneret qe jane pjesemarres ne ate event.
● Përfaqëson kompaninë në raste eventesh;
● Cdo material marketingu (foto-video) te punimeve ne Ami Event  ,eshte material ekskluziv i Brandit Ami Event dhe nuk mund te perdoret ne faqet personale te rrjeteve sociale apo ne vende te tjera nga punonjesi.

Detyra Menaxheriale 
● Ndan detyrat dhe përgjegjesitë për stafin në varësi edhe kontrollon zbatimin e detyrave në afat,
● Ndjek dhe drejton zhvillimin e stafit, iu komunikon për pritshmeritë e kompanisë;
● Menaxhon dhe motivon stafin ne varesi që të rrisë performancën në punë; planifikon nevojat për staf në varësi, koordinon proceset e punës, monitoron performancën e tyre; Identifikon nevojat për trajnim, si dhe merr pjesë në procesin e rekrutimit të stafit; 
● Vendos prioritete, identifikon dhe zgjidh problemet urgjente që lidhen me mbarëvajtjen e punës;
● Sigurohet që të gjitha operacionet në terren të kryhen në përputhje me politikat e vendosura nga kompania;
● Përpilon raporte statistikore periodike për të analizuar nivelin e shitjeve sipas objektivave te vendosura;
● Përpilon dhe raporton tek Brand Menaxheri, potencialet për produkte dhe shërbime të reja, zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurencës etj;
● Përpilon dhe  raporton te Brand Menaxheri në kohë për problematika të caktuara në lidhje me stafin ,klientet dhe palet e treta;
● Ndjek me rigorozitet zbatimin e orarit të punës dhe të disiplinës në punë nga stafi dhe i propozon eprorit, kur është e nevojshme, masa disiplinore të argumentuara në lidhje me problemet e konstatuara; 
● Përpilon me përgjegjesi listë prezencat mujore të stafit në varësi, duke zbatuar të gjitha rregullat e përcaktuara në këtë drejtim dhe duke dërguar raportin në financë;
● Çdo javë përgatit agenden dhe planin javor të punës;
● Pergatit kosto kontraten per cdo klient.
● Bashkëpunon me Dyqanet për të shfrytëzuar potencialin e klienteve të sallone-ve;
● Eshte pergjegjese per cdo klient , i cili eshte i interesuar per Event biznesi dhe Dasem.
● Ka ne kontroll dhe menaxhon te gjitha sherbimet e zyres, kurse per Sherbimin e Dekorit ka njohuri te mira, por ndjekjen dhe gjithe informacionin ja kalon Event menagerit tjeter.
● Kurse per te gjitha Sherbimet e tjera te cilat shiten nga total kompania eshte pergjegjese per ndjekjen dhe menaxhimin e tyre.

Detyra operacionale
● Siguron përpara  çdo sezoni të ketë  gati një portofol të materjaleve marketing si: kartëvizita, flyer, fletepalosje, canta paketimi si dhe cdo material tjetër promocional, etj. etj;
● Siguron procesin e prezantimit te klientët;
● Mirëmban të gjithë dokumentacionin përkates si psh kontratat, kosto kontratat, kosto projekti, preventivat, inventari dekor etj;
● Përpunon të gjithë informacionin në lidhje me diferencat e furnizimeve dhe të mallrave të dëmtuar apo dhe sherbimet me problem;
● Mirëmban databazen e klienteve dhe paleve te treta; 
● Zbaton detyra të tjera që i caktohen;
● Funksionimin e magazines sipas proceseve te percaktuara nga eprori; 
● Menaxhimin e stafit në varësi; 
● Kontrollin inventarin ose stokun e materialeve ne magazine per te siguruar gjendjen e tyre per cdo event .

Detyra te shitjes
● Përgatit plane veprimi dhe skedule për të identifikuar targete specifike/klientë të rinj dhe planifikon numrin e kontakteve të reja  si dhe kërkon informacion për të  përcaktuar potencialin e tyre blerës.
● Gjetja e klienteve te rinj, organizimi i takimeve ,negocimi dhe finalizimi i kontratave te shitjes .
● Negocion uljen e cmimit te kontratave sa here eshte e nevojshme duke respektuar limitet e miratuara.
● Realizon planin e shitjeve sipas objektivave te vendosura qe ne fillim te vitit;
● Realizon planin e takimeve me klientet dhe mbylljen e kontratave;
● Kujdeset qe te zbatohen me perpikmeri kushtet dhe kerkesat e klienteve ne kohe dhe ne cilesi te shkruara ne kontrate;
● Eshte pergjegjes per grumbullimin e te gjitha faturave te projekteve ne ngarkim.
● Merr dhe i jep informacion Event menagerit tjeter  per shitjet e sherbimeve te tjera qe mund te jete i interesuar klienti.
● I Jep  informacion nga Event menageri tjeter per te gjithe klientet qe kane marre apo jane te interesuar per sherbimin e dekorit.
● Organizon planin javor dhe ndjek zbatimin e tij.
● Detyra të tjera që i ngarkohen.

Kualifikimet

  • High School Diploma/ Diplomë e Gjimanzit.
  • Associate’s Degree, Trade or Technical School /Diplomë teknike/profesionale.
  • Bachelor’s Degree/ Diplomë Bajçellor  /Diplomë Universitare.
  • Master’s Degree/ Diplomë Master.
  • Doctoral Degree/ Doktoraturë.
  • Etj.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Jeni te lutur te aplikoni duke derguar CV tuaj tek emaili: [email protected]


Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".






Ami Event

Ami Event është kompania e parë në fushën e organizimit të eventeve e cila që prej vitit 2007 ndodhet pranë klientëve të saj në ditët e tyre më të lumtura. Në 10 vite ekperinecë në treg Ami Event është kujdesur të krijojë një emer të mirë marke duke ofruar gjithmonë një shërbim profesional në...

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Blv. Bajram Curri, Pallatet Agimi
  • Tirane, Shqipëri
  • Tel:
  • Mobile: 069 40 8 63 63

Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë