Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 72408

Menaxhere Burimesh Njerezore

Tirane, Shqipëri 08-12-2022 edhe 4 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi:

Menaxher i Burimeve Njerezore

Kohe e plote

---

Jo

Jo

Rroga mujore: Data e përfundimit: Data e fillimit të punës: Numri i kandidatëve:  

---

08-12-2022

---

---


Përshkrimi

Brunes është një kompani shqipetare me eksperiencë 25- vjeçare, e fokusuar ne import/ eksportin e një gamë të gjerë produktesh, me ekspozita në Tiranë, Vlorë, Durrës, Sarandë e Lezhë, Fier. Një shumllojshmëri e cila në mënyrë harmonike ndërthuret në ngjyra, stile, cilësi të pakrahueshme, të shprehura në markat më prestigjoze të tregjeve botërore.

Për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm kompania është në kërkim të stafit të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale : Menaxhere Burimesh Njerezore.


Detyrat

  • Drejton  procedurat  bazë  të  BNJ  të  kompanisë  për  administrimin  e  punonjësve, rekrutimin, trajnimin dhe zhvillimin e karrierës.
  • Komunikon me Menaxheret e Departamenteve apo me Zyrat Qendrore me qëllim zbatimin e politikave në mënyrën e duhur.
  • Ndërton, zhvillon dhe monitoron buxhetin dhe burimet e tjera që i janë caktuar Departamentit të BNJ.
  • Harton, drejton dhe ndjek zbatimin e planin të rekrutimit.
  • Ndjek procesin e nënshkrimit të kontratave individuale të punës për punonjësit si dhe zbatimin e procedurave të brendshme të kompanisë në përputhje Kodin e Punës dhe ligje të tjera te zbatueshme.
  • Përpilon, ndjek dhe sigurohet që administrimi i dosjeve të personelit të jetë i plotë dhe në cilësi duke monitoruar plotësimin me të gjitha dokumentat e kërkuara.
  • Ndjek procesin me plotesimin me mjete/pajisje të punës të nevojshme për cdo punonjës në kompani që të perdorë në pozicionin e tij të punës.
  • Përgatit   borderonë   e   punonjësve   dhe   listpagesën   e   sigurimeve   shoqërore   e shëndetësore.  
  • Mban  marrëdhënjet  me  organet  tatimore  dhe  zyrën  e  punës  duke respektuar legjislacionin, kodin e punës etj;
  • Përcakton së bashku me Menaxherët e Departamenteve dhe administron nevojat për trajnim për punonjësit e kompanisë;
  • Ndjek Panairet e Punësimit me qëllim tërheqjen e talenteve dhe praktikave të vlefshme për kompaninë;
  • Mbledh, monitoron, përpunon dhe administron informacionin në lidhje me shpenzimet e personelit.

Kualifikimet

  • Diplomë të arsimit të lartë, preferohet në Administrim Biznesi ose Shkenca Sociale;
  • Të ketë minimalisht 3-5 vjet eksperiencë të ngjashme në menaxhimin e BNJ;
  • Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme dhe ekspozim në fushat e ekspertizës që kërkon pozicioni;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe koordinuese;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale;
  • I/E aftë të punojë në skuadër por edhe në mënyrë individuale;
  • Zotërim i gjuhës angleze;
  • Njohuri shumë të mira të Microsoft Office;

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Te gjithe kandidatet e interesuar duhet te dergojne Cv-ne e tyre ne adresen e emailit [email protected]


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




BRUNES SHPK

Që prej vitit 1994, BRUNES, ofron çdo mundësi për konceptimin e hapsirës tuaj, duke vënë në dispozicion një gamë të gjerë produktesh dhe duke qenë sa më afër jush me ekspozitat tona në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Sarandë e Lezhë. Një shumllojshmëri e cila në mënyrë harmonike ndërthuret në ngjyra, stile, cilësi të pakrahueshme, të shprehura në markat më prestigjoze të tregjeve botërore.


INFORMACIONE KONTAKTI