Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kamëz, Shqipëri 12-10-2021 edhe 20 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Menaxher klienti
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
Mesatare (3 - 10 vite)
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
12-10-2021
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Kompania Everest e ka filluar veprimtarinë e saj në vitin 1997 në fushën e ndërtimit. Gjatë viteve ajo është shndërruar nga një ndërmarrje e vogël rikonstruksioni në një sipërmarrje të guximshme ndërtimore me shumë projekte të realizuara me sukses në mbarë vendin. Në fillim të vitit 2005 Everest hapi fabrikën e prodhimit të profileve të aluminit, të vendosur në dalje Kamzës, buzë rrugës nacionale. Sot, në mjediset e saj të prodhimit janë të instaluara dy presa të mëdha 1400 dhe 1800 ton dhe me një kapacitet vjetor prodhimit prej 9600 ton.

Gjithashtu në mjediset e fabrikës gjenden dy furra lyerje të fjalës së fundit të teknologjisë. Njëra prej tyre me kapacitet vjetor prej 3600 ton dhe tjetra një furrë lyerje tërësisht automatike, prodhim i vitit 2010 me një kapacitet vjetor prej 7200 ton. Gjatë vitit të fundit kompania ka realizuar instalimin e një furrë lyerje imitacion druri, edhe kjo tërësisht automatike, prodhim i vitit 2009, me një kapacitet prodhimi prej 2200 ton në vit.

Everest, veç veprimtarisë të saj në ndërtimet civile dhe industriale, prodhimit të profileve cilësore të aluminit, tregtimit të markave më të njohura të aksesorëve të aluminit është edhe një lojtar gjithnjë dhe më i rëndësishëm në prodhimin e fasadave strukturale dhe gjysëm strukturale.

Detyrat

• Krijon strategji dhe plane periodike lidhur me administrimin e shitjeve;
• Njeh mirë gamën e produkteve që mbulon dhe specifikimet e tyre;
• Njeh mire përmbajtjen e kontratave të shitjes me furnitorët e produkteve që mbulon;
• Informohet në mënyrë të vazhdueshme për produktet që ofron kompania dhe cilësinë ë tyre, në mënyrë që të ofrojë produktin e duhur sipas nevojave të klientëve;
• Përgatit planet e veprimit dhe skeduleve për identifikimin e klienteve të rinj si edhe planifikon mënyrën e përqasjes së kontakteve të reja;
•  Zhvillon planin e aktiviteteve ditore/javore/mujore (periodike) në lidhje me vizitat e klientëve, telefonatat, e-mail dhe kontaktet e tjera;
• Prezanton  produktet e  kompanisë tek klientët potencialë;
•  Analizon nevojat e klientëve dhe propozon  zgjidhjet e duhura;
•  Ndjek ofertat e dërguara dhe maksimizon raportin e kthimit nga këto oferta;
• Mirëmban marrëdheniet me klientët ekzistues;
• Organizon takime dhe komunikon në mënyrë aktive me klientët për të identifikuar nevojat si dhe për të propozuar zgjidhje të mundshme nëpërmjet produkteve të kompanisë;

Kualifikimet

  • Menaxhim i mirë i kohës, aftësi shumë të mira komunikimi, aftësi shumë të mira për punë në grup, aftësi për t'u përshtatur dhe punuar nën presion, i orientuar në zgjidhjen e problemeve, personalitet energjik dhe i vetëmotivuar, person me iniciativë dhe ambicioz, personalitet krijues, ndershmëri dhe intergritet.
  • Njohuri baze mbi industrine e aluminit dhe aksesoreve.
  • Njohje shumë korrekte e gjuhës Shqipe në të shkruar dhe në të shprehur;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze dhe italiane (e folur, e shkruar).
  • Njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh;
  • Njohuri të mira kompjuterike të programeve Powerpoint, Excel, World.
  • Njohja e programeve të tjera përbën avantazh;
  • Njohuri e terminologjisë teknike të përdorur në Marketing;
  • Leje drejtimi klasi B.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Të interesuarit mund të kontaktojne në adresen e emailit [email protected]


Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".






EVEREST SHPK

 

Kompania Everest e ka filluar veprimtarinë e saj në vitin 1997 në fushën e ndërtimit. Gjatë viteve ajo është shndërruar nga një ndërmarrje e vogël rikonstruksioni në një sipërmarrje të guximshme ndërtimore me shumë projekte të realizuara me sukses në mbarë vendin. Në fillim të vitit 2005 Everest hapi fabrikën e prodhimit të profileve të aluminit, të vendosur në dalje Kamzës, buzë rrugës nacionale. Sot, në mjediset e s...

INFORMACIONE KONTAKTI

Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë