Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Tirane, Shqipëri 23-12-2021 edhe 25 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Inxhinier Elektrik
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
23-12-2021
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6'000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit "SPAR
".

Pozicioni:
 Menaxher Mirëmbajtje
Departamenti: Teknik
Vendodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:
 Në bazë të informacionit të marrë nga dyqanet, bën shpërndarjen e detyrave dhe të punëve që duhen ndjekur, kontrollon kryerjen e instalimeve, riparime dhe mirëmbajtje elektrike, sistemeve hidraulike në të gjitha dyqanet.

Detyrat

Detyra dhe Përgjegjësi:
- Përgatit planin e punës të grupit teknik në bazë të informacioneve që kanë ardhur nga rrjeti i dyqaneve;
- Menaxhon grupin teknik në procesin e mirëmbajtjes, riparimit, rinovimit dhe zhvendosjes së instalimeve, pajisjeve dhe njësitë e mëdha;
- Bën kontrollin periodik të pajisjeve të dyqaneve (frigorifer, dhoma frigoriferike, gjenerator, pajisjeve të tjera si grirëset e mishit, prerëset e mishit e të djathit etj);
- Ndjek punët e bëra nga kontraktorët e jashtëm duke përdorur njohuritë e fituara nga përvoja;
- Informon teknikët mbi rregullat e sigurimit teknik;
- Plotëson të gjitha funksionet sipas porosive të përcaktuara kohore dhe prodhuese;
- Ndjek të gjitha njoftimet nga dyqanet për probleme të ndryshme të aparateve ose instalimeve;
- Raporton të gjitha mungesat e pajisjeve dhe problemet e mirëmbajtjes tek menaxheri dhe i dokumenton tek libri i dokumentave;
- Eshtë përgjegjës për zbatimin me rigorozitet të rregullave për sigurinë teknike;
- Ndryshon në mënyrë eficiente vegla të reja për t'ju përshtatur specifikimeve të përcaktuara për sigurinë;

Kualifikimet

Kërkesat:
Edukimi: Preferohet të zotërojë diplomë universitare (preferohet në një nga degët e Inxhinierisë)
Eksperiencat e punës: Të ketë përvojë pune në pozicione të ngjashme minimumi 2 vite.
Kualifikime të tjera:
- Njohuri në mirëmbajtje dhe riparime, në saldime, HVAC, karpentieri, elektricitet, në pajisjet hidraulike, etj. të veglave, pajisjeve dhe materialeve, të riparimeve të lehta;
Aftësi të tjera
:
- Aftësi pune në mirëmbajtje dhe problemet e riparimeve;
- Aftësi pune për të riparuar lehtë sistemin e pajisjeve mekanike, për të lexuar, interpretuar dhe zbatuar planet e ndërtimit, specifikime dhe projekte, të ndjek udhëzimet e shkruara dhe të thëna; 

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Mënyra e aplikimit*:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit [email protected] duke përcaktuar në subjekt pozicionin, online nëpërmjet faqes së Web-it Spar.al, ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".


Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".






SPAR

Aktivitet i shitjes me pakice se artikujve ushqimor dhe jo-ushqimor.

INFORMACIONE KONTAKTI

Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë