Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 74173

Menaxher Dyqani Durres

Durres, Shqipëri 21-02-2023 edhe 21 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi:

Tjeter

Kohe e plote

---

Jo

Jo

Rroga mujore: Data e përfundimit: Data e fillimit të punës: Numri i kandidatëve:  

---

21-02-2023

---

---


Përshkrimi

Titulli i Pozicionit: Menaxher dyqani

Misioni: Menaxheri I dyqanit, puna e tij konsiston ne mbarvajtjen e dyqanit. Ne organizimin e stafit, kontrollin e inventarit te dyqanit dhe shperndarjen e punes.


Detyrat

Pergjegjesite kryesore;

  • Menaxhon dhe motivon stafin e dyqanit që të rrisë shitjet ditore dhe të maksimizojë efikasitetin në punë;
  • Sigurohet që të gjitha operacionet në dyqan të kryhen në përputhje me politikat e vendosura nga kompania;
  • Menaxhon dhe kontrollon e stokut, kryen porosite e nevojshme per dyqanin dhe informon Derjtuesin e Deprtamentit te Shitjeve per nivelin e stokut te vjeter ne dyqan;
  • Merr në dorëzim mallin sa herë që vjen furnizimi dhe sigurohet që procedura përkatëse të ndiqet me   përpikmeri, firmos dokumentacionin e nevojshëm dhe koordinon me financën për mbylljen e gjëndjes së inventarit pas marrjes së mallit në dorëzim;
  • Përpilon dhe raporton tek Departamenti i Marketingut dhe Shitjeve në kohë për problematika të caktuara në dyqan si dhe ankesat dhe komentet e klientëve;
  • Planifikon detyrat e stafit në varësi, kontrollon zbatimin e detyrave, bën vlerësimin periodik;
  • Ndjek me rigorozitet zbatimin e orarit të punës dhe të disiplinës në punë nga stafi dhe i propozon Drejtuesit te Departamentit te Shitjeve, kur është e nevojshme, masa disiplinore të argumentuara në lidhje me problemet e konstatuara;
  • Siguron zbatimin e standarteve bazë të cilësisë, paraqitjes dhe vendosjes së mallit në dyqan, të rregullit dhe pastërtisë në dyqan, paraqitjen e stafit ne varesi , të funksionimit të përditshëm të dyqanit si dhe të shërbimit ndaj klientit;
  • Gjen dhe sugjeron forma praktike dhe krijuese, oferta për promocionin e dyqanit duke bashkëpunuar ngushtë Departamentin e Marketingut dhe duke marrë aprovimin nga Drejtori i Shitjeve;
  • Monitoron ecurinë e konkurencës;
  • Përpilon raporte statistikore periodike për të analizuar nivelin e shitjeve sipas objektivave te vendosura;
  • Sugjeron/propozon tek eprori ide dhe inisiativa për përmirësimin e biznesit;
  • Kren ndjekjen e produkteve te derguara ne servise dhe informimi i klienteve per to;
  • Asiston dhe manaxhon  ankesat, pakenaqesite apo kerkesat ee klienteve;
  • Monitoron  hyrjen dhe daljen e produkteve;
  • Kryen kontrollin e produkteve te porositura nga magazina apo dyqanet;
  • Kryen raportimin e produkteve qe dalin me probleme ne momentin e ardhjes;
  • Asiston vetë në shitje sa herë që është e nevojshme;
  • Negocion uljen e cmimit të kontratave të dyqanit kur është e nevojshme brënda limiteve te miratuara duke ruajtur interesin e kompanise;
  • Mban përgjegjësi për inventarin;
  • Punëdhënësi mund t’i caktojë punëmarrësit edhe detyra të tjera, bazuar në nevojat e kompanisë;

Kualifikimet

Kërkesat e pozicionit:

  • Aftësi  shumë të mira organizative dhe komunikimi.
  • Te njohë dhe të zbatojë kodin e etikes dhe të sillet në mënyrë profesionale.
  • Te këtë njohuri shumë të mira te kompjuterit.
  • Të jetë i aftë të punojë në grup.
  • Të jetë korrekt dhe i disiplinuar në menaxhimin e produkteve të kompanisë.
  • Të ketë njohuri të paketës Microsoft Office.

Eksperienca profesionale:

  • Arsim i mesëm i detyrueshëm, (arsimi i larte perben avantazh).
  • Të ketë minimuni 2 vite eksperiencë në fushën e shitjeve.
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Te interesuarit te aplikojne ne [email protected]


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




Go Tech Electronics

GoTech Electronics, është vazhdim i AIBA Company e cila operon në tregun Shqiptar që nga viti 1995 si distributor ekskluziv i paisjeve elektroshtëpiake. Që në fillimet e saj ka bashkëpunuar me markat më prestigjoze Italiane si “Indesit”, “Ariston”, “HotPoint-Ariston” dhe me kompani mjaft të njohura në fushën e elektroshtëpiakeve si: Indesit Internatinal Company Itali, Thermo Sanitary Group Itali, Elica Spa Itali etj.

Nga viti 2009, GoTech është prezent me 12 dyqane dhe nje showroom (GoTech Luxury) ne te gjithe vendin. Aktualisht gjendjemi ne Tirane, Durres, Tapize Lezhe, Puke, Peshkopi, Pogradec dhe Korce. Gjithashtu mbulon qe nga viti 1995 e deri me sot, tregun e shumices ne te gjithe vendin, duke i dhene mundesine te gjithe Shqipetareve te perfitojne nga cilesia e pordukteve qe GoTech tregton.

Gjatë viteve të fundit, me krijimin e kompanisë GoTech Electronics, aktiviteti i saj është zgjeruar me produkte të linjave më prestigjoze, marka të reja dhe shumë cilësore si: aspiratorë Italian “Elica”, Hyundai, Sharp, Blaupunkt, Panasonic, Samsung, Sinbo, Bomann, Candy, Hoover, TVS etj.

Qëllimi: Është ti shërbejnë klientit në mënyrë të kulturuar, profesionale dhe të shpejtë. Kjo do të realizohet dhe nëpërmjet zgjerimit të rrjetit të dyqaneve GoTech Electronics në të gjithë Shqipërinë, duke bërë kështu të mundur lidhjen më të ngushtë me konsumatorin final.


INFORMACIONE KONTAKTI