Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com




Infosoft Group

InfoSoft Group ka udhëhequr distribucionin e produkteve të konsumit dhe IT në Shqipëri dhe në rajon për më shumë se dy dekada. Grupi është sot një nga sipërmarrjet e mëdha që angazhon profesionistë të klasit të lartë me ekspertizë të gjerë në fushën e tyre respektive, të cilët me punën e tyre sinergjike kanë mundësuar krijimin e InfoSoft Group. Grupi ofron zgjidhje me performancë të lartë për çdo aspekt të ambientit tuaj IT. Themel...

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Gjergji Center, Tirane
  • Tirane, Shqipëri
  • Tel: 04 2251180
  • Mobile: 0692068130

Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë
Tirane, Shqipëri 26-06-2021 edhe 5 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Tjeter
Tipi i punës
Internship
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Po
Letër interesi
Po
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
26-06-2021
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

NJOFTIM PËR INTERNSHIP

Dëshiron të bëhesh një profesionist në Marketing Digjital dhe Graphic Designer?

APLIKO TANI!  

InfoSoft Systems promovon dhe mbështet zhvillimin e aftësive, inovacionin, sipërmarrjen dhe punësimin e të rinjve në Shqipëri, duke i motivuar ata që të ndjekin ëndrrën e tyre përmes fuqizimit të aftësive dhe pasionit për inovacionin. Ne jemi duke i ofruar të rinjve mundësinë e zhvillimit të karrierës nëpërmjet programit të "Zhvillimit të internship-it në InfoSoft Systems". Për studentë shumë të motivuar dhe ambiciozë që kërkojnë të zgjerojnë portofolin e tyre dhe të fitojnë përvojë të mahnitshme praktike me mentorimin one-on-one.

Çfarë ofrojmë ne:

  • Një përvojë pune në një mjedis pune perëndimor;
  • Mundësi për të punuar në mënyrë të pavarur;
  • Mundësi për të mësuar dhe për t'u zhvilluar duke u përfshirë në politikat e mediave sociale dhe konceptet e komunikimit;
  • Mundësi për të qenë pjesë e një rrjeti të gjallë e krijues të rinjsh dhe një familjeje të madhe si InfoSoft Group.  

Kohëzgjatja e këtij programi internshipi do të jetë 3 muaj, gjatë periudhës së verës  Korrik – Shtator 2021.

Detyrat

Praktikant për Marketing Digjital

Kriteret për studentët:

  • Student universiteti.
  • Rezultate të mira gjatë studimeve.
  • Të ketë aftësi të shumë të mira komunikimi në të folur dhe të shkruar në Shqip dhe Anglisht.
  • Të njohë konceptet e Mediave Sociale dhe marketing-ut në internet.
  • Aftësi shumë të mira për të punuar në ekip, si dhe në mënyrë të pavarur.
  • Përkushtim dhe angazhim për pjesëmarrje të rregullt.  
  • Praktikanti i Mediave Sociale do të kryejë këto detyra: Ngarkimi i postimeve dhe përgjigjja e pyetjeve themelore në mediat sociale.
  • Ndërveprimi ditor me llogaritë e Mediave Sociale Mbështetja e menaxhimit dhe optimizimit të fushatave në disa kanale  

Praktikant për Graphic Design

Kriteret për studentët:

  • Diplomë Bachelor në Projektim Grafik ose të ngjashme.
  • Aftësi të mira me versionet aktuale të Adobe Creative Suite, Photoshop, njohuri të programeve të tjera të dizajnit, Webit dhe multimedia.
  • Njohja e softwerit Adobe: Photoshop, Illustrator, InDesign përbën avantazh.  
  • Praktikanti për Graphic Design do të kryejë këto detyra: Dizenjimi i një game të gjerë të kolateralit të marketingut - duke përfshirë, por jo kufizuar në - broshura dhe katalogë.
  • Krijimi dhe redaktimi i imazheve krijuese dhe përmbajtjes së kontentit të animuar.
  • Siguron korrigjimin e ngjyrave, përmirësimin e figurës dhe sipas nevojës, krijimin e figurës.
  • Asiston në punën krijuese fotografike siç kërkohet.
  • Përgjegjës për sigurimin e një pamje dhe ndjesie moderne, estetike dhe të pastër në të gjithë elementët e dizajnit që prekin kompaninë.
  • Jep ide kreative që përputhen me kërkesat e fushatës.
  • Kryen kërkime mbi trendet aktuale të standardeve dhe preferencat e audiencës.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-në dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e-mail: [email protected], jo më vonë se 22.06.2021.
Studentët që plotësojnë kushtet e lartpërmendura do t'i nënshtrohen procesit të intervistimit dhe testimit nga Burimet Njerëzore.


Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".