Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Tirane, Shqipëri 10-11-2021 edhe 15 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Magazinier
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
10-11-2021
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6'000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Profili i kompanisë: 
SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit "SPAR".

Pozicioni: 
Magazinier
Departamenti: Operacional
Vendodhja: Tiranë  

Detyrat bazë dhe qëllimi i pozicionit:

-Të kontrollojë procesin e marrjes në dorëzim të produkteve dhe faturave shoqëruese sipas procedurave dhe standardeve të kompanisë;

Detyrat

Përgjegjësitë kryesore:
-Kontrollon mallrat e marra në dorëzim dhe sigurohet që ato përmbushin standardet e cilësisë dhe kanë pamje të shkëlqyer për tu nxjerrë në shitje;
- Verifikon dhe identifikon diferencat mes sasisë së marrë në dorëzim dhe sasisë së porositur;
- Organizon kontrollin e furnizimeve;
- Kontrollon shpërndarjen dhe dokumentimin e porosive. Mban shënimet e nevojshme në librin e porosive;
- Kontrollon aksesin në ambjentin e magazinës;
- Përgatit dhe dërgon mallrat në magazinën qendrore;
- Përgatit dhe rifreskon tabelën e mallrave të disponueshme në magazinë;
- Kontrollon kthimin e porosive tek furnitorët;
- Kontrollon magazinimin e paletave dhe pakove në ambjentet e magazinës;
- Kontrollon mbajtjen pastër të ambjentit, monitoron temperaturën në magazinë;
- Sigurohet për mbarëvajtjen e punës në departament sipas rregullave dhe manualeve të sigurisë;
- Monitoron procesin e punës në përputhje me standartet HACCP-së gjatë marrjes në dorëzim të mallrave;

Kualifikimet

a. Edukimi: Të kete kryer studimet e mesme.
b.Eksperiencat e punës: Preferohet te kete experience pune te ngjashme.
c. Kualifikime të tjera: - Të zotërojë aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office;
d. Aftësi të tjera:

- Aftësi për të punuar në skuadër;
- Aftësi për të komunikuar furnitoret;

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit [email protected]
duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Spar Albania, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".


Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".






SPAR

Aktivitet i shitjes me pakice se artikujve ushqimor dhe jo-ushqimor.

INFORMACIONE KONTAKTI

Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë