Teknologji Informacioni Shembuj CV HOREKA-Hoteleri-Restorant-Kafe Biznes-Menaxhim Strategjik Financë
“Neptun”, është kompania udhëheqëse në shitjen e produkteve elektronike në Shqipëri. Operon në një biznes ndërkombëtar në 4 vende të Ballkanit Perëndimor. Hyn në treg me anë të formateve moderne të shitjeve, duke iu ofruar konsumatorëve një gamë produktesh e shërbimesh të plota e gjithë përfshirëse.
Shtyllat më të forta ku mbështet strategjia e Neptun janë :...
Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
Company Profile:
Dëshironi të punoni në kompanin lider në tregun e pajisjeve elektronike dhe elektroshtëpiake? Një mundësi fantastike për të punuar si Këshillues Klienti në NEPTUN shpk., pjesë e Balfin Group! Nëse jeni energjikë dhe të apasionuar pas teknologjisë, Dyqanet NEPTUN janë vendi i punës i duhur për ju ku mund të shpalosni aftësitë tuaja në shitjen e produkteve tona duke zgjuar kureshtjen e klientëve tanë.
Pozicioni: Këshillues Klienti
Departmenti: Retail
Vendodhja: Tiranë
Qëllimi i Pozicionit: Fokusi kryesor i një Këshillues Klienti është tu ofrojë klientëve një shërbim të jashtëzakonshëm dhe nje eksperiencë pozitive në blerje.
Detyra dhe Përgjegjësi:
Kërkesat:
Edukimi: Diplomë e Shkollës së Mesme, (Diploma Universitare përbën avantazh);
Eksperiencat e punës: Përvojë pune në shitje me pakicë;
Kualifikime të tjera:
I aftë për të punuar në grup dhe nën presion; Energjik dhe të pëlqejë punën me marëdhënie me klientin;
Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës. Për këtë pozicion ofrohen pagë konkuruese dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor.
Mënyra e aplikimit*:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail në adresën tonë elektronike [email protected]
Afati i dorëzimit: 15.03.2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".
2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.
3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".
4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".