Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 72791

Kasap

Tirane, Shqipëri 23-12-2022 edhe 19 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi:

Tjeter

Kohe e plote

---

Jo

Jo

Rroga mujore: Data e përfundimit: Data e fillimit të punës: Numri i kandidatëve:  

---

23-12-2022

---

---


Përshkrimi

NJOFTIM PUNE
SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.


Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 5’200 punonjës në total.Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: 
Kasap
Departamenti: 
i Mishit
Vendodhja:QTU
Përmbledhja e Pozicionit: Roli i kasapit është mbajtja e departamentit në të cilin punon në rregull gjatë gjithë proceseve ditore të punës dhe njohja shumë e mirë e produkteve të mishit dhe funksionin e tyre.


Detyrat

  • Njohja e pjesëve anatomike të produkteve të mishit;
  • Prerja e mishit sipas standarteve anatomike të tij dhe ndarja e produkteve të mishit për përpunim dhe ekspozimi i tyre në banak;
  • Mbajtja pastër dhe e rregullt e tavolinave dhe pajisjeve të departamentit;
  • Konfirmimi i kodeve dhe çmimeve të shitjes së produkteve;
  • Marrja pjesë në inventaret e repartit duke sistemuar dhe rregulluar paraprakisht mallrat në magazinë;
  • Kontrollimi i produktit para se të ekspozohet në banak:
  • Mbikqyr furnizimet e mishit dhe sistemimin e tyre në frigorifer;
  • Të jetë rigoroz në ruajtjen e recetave të përpunimit të mishit;
  • Duhet të kontrollojë herë pas here gjendjen e repartit për mungesë produktesh;
  • Angazhimi i tij për të përballuar edhe shitjen në banak;
  • Bashkëpunues dhe qendrim proaktiv në flukset dhe ngarkesat e punës, etj.

Kualifikimet

Kërkesat:
a. Edukimi:Të zotërojë diplomë të shkollës profesionale në këtë profil.
b.Eksperiencat e punës:1 deri ne 2 vite eksperience në pozicione të ngjashme.

d. Aftesi të tjera:

  • Aftësi për të punuar në skuadër;
  • Aftësi për të operuar me të gjitha pajisjet për kryerjen e punës;
  • Aftësi për të komunikuar me partnerë dhe klientë;
  • Të jetë fleksibël për oraret.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi  duke përcaktuar në subjekt pozicionin, online nepermjet faqes se Web-it Spar.al, ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




SPAR

Aktivitet i shitjes me pakice se artikujve ushqimor dhe jo-ushqimor.


INFORMACIONE KONTAKTI