Blog Internship Teknologji Informacioni dhe Komunikimi HOREKA-Hoteleri-Restorant-Kafe Financë dhe Biznes
ORION sh.p.k operon në sektorin e ndërtimit prej 20 vitesh. Vizioni ynë është ai i një kompanie të suksesshme, që operon me dinjitet dhe ndershmëri për realizimin e veprave të reja madhore në panoramën urbanistike shqiptare, duke sjellë në treg një produkt unik. Behu pjesë e stafit ORION, për të çuar përpara sëbashku projektet inovatore që kemi ndërmarrë! Orion kërkon të punësojë Junior Financier.
1.Përgatit gjendjen aktuale dhe projektimin e cash flow.
2.Ndërton planin e pagesave ditore dhe javore dhe kryen ekzekutimin e tyre.
3.Ka përgjegjësi të ndërtojë një sistem raportimi financiar sipas kërkesave të menaxhimit të lartë.
4.Administron procedurat e kontabilitetit dhe garanton saktësinë e regjistrimit të veprimeve financiare.
5.Garanton përditësimin në kohë dhe me korrektësi të transaksioneve bankare.
6.Rakordimi periodik i furnitorëve të jashtëm dhe të brendshëm.
7.Në plan afatmesëm të luajë rol koordinues dhe të asistojë menaxhimin e lartë në përgatitjen e buxhetit të kompanisë.
Dërgoni CV-në tuaj me foto në adresën e emailit: [email protected]
1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".
2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.
3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".
4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".
"ORION Construction" është Kompania lider në fushën e Ndërtimit dhe Shërbimit ndaj Klientit në Shqipëri, çertifikuar me ISO 9001:2008 mbi Standartet e Cilësisë.