Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Tirane, Shqipëri 21-12-2021 edhe 23 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Inxhinier
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
21-12-2021
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice. 

Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në Departamentin Teknik, në pozicionin: Inxhinier/e Preventivues
Inxhinier/e Preventivues do të duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për hartimin dhe rivleresimin e preventivave duke zhvilluar analiza teknike të zërave të rinj të punës në përgatitjen e dokumentacionit Tekniko-Ligjor dhe Financiar sipas afateve të përcaktuara nga projekti

Detyrat

  • Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit mbështetës për zbatimin e projektit sipas kontratave të sipërmarrjes.
  • Bashkëpunon me ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij.
  • Harton dhe zbërthen preventivat e objekteve të planifikuara për ndërtim.
  • Harton analizat teknike të zërave të punës bazuar mbi çmimet e materialeve.
  • Nxjerr koeficiente tekniko – ekonomik që shërbejne për planifikim fondi sipas llojit të ndërtimit;
  • Rivlereson preventivat me fonde publike apo preventiva të tjera për projekte të porositura nga kompania dhe mbas shqyrtimit të projektit, aplikon çmimet për njësi sipas analizave teknike të miratuara me V.K.M.
  • Zbërthen në sasi dhe vlerë punimet e situacionuara.
  • Bashkëpunon me departamentet e kompanisë për problematikat e hasura gjatë proçeseve të punës.  

Kualifikimet

  • Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
  • Përvojë pune mbi 3 vjet në përllogaritje kostoje dhe preventiv.
  • Të zotërojë shumë mirë Paketën Office.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, analitike dhe planifikuese.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre në adresën e email: [email protected]


Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".






Agikons

''Agikons'' sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ‘’Marea Resort’’ (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brez...

INFORMACIONE KONTAKTI

Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë