Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Tirane, Shqipëri 11-10-2022 edhe 13 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Inxhinier Ndërtimi
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
11-10-2022
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Kompania INA shpk shpall vendin e lire te punes per Inxhinier Ndertimi ne Zbatim.

Funksionet bazë :

  • Inxhinieri i Ndërtimit është përgjegjës për planifikimin dhe organizimin e sheshit të ndërtimit në përputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike, grafikut të punimeve deri në fazën e dorëzimit të objektit.
  • Kryen kontrolle ditore përpara fillimit të punës dhe pas mbarimit të saj.
  • Mban raport ditor të punës ndërtimore përpara Menaxherit të Projektit. Zbaton K.T.Z., rregulloren e shëndetit dhe sigurisë në punë së bashku me personat e trajnuar për ndihmën e parë.
  • Koordinon me brigadierin/teknikun e ndërtimit për porositjen e materialeve dhe nevojave për realizimin e proçeseve ditore në respektim të grafikut të punimeve.

Detyrat

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Të planifikojë, të organizojë dhe të zbatojë punimet në sheshin e ndërtimit në përputhje me projektin, kushteve teknike të zbatimit, specifikimeve teknike dhe planit të cilësisë, duke respektuar afatet kohore dhe brenda buxhetit të projekt-preventivave;
  • Të hartojë planet ditore, javore dhe mujore dhe t' i paraqesë ato për diskutim, aprovim  dhe miratim;
  • Të kryejë kontrollet ditore përpara fillimit të punës dhe mbas mbarimit të saj duke mbajtur proçes verbalet përkatëse dhe miratimin e proçeseve në vazhdim; 
  • Të zbatojë grafikun e punimeve në përputhje me afatet e përcaktuara në kontratat e zbatimit të punimeve si dhe të plotësojë çdo ditë ditarin e punimeve dhe librin e kantierit; 
  • Të koordinojë me personelin përkatës porositjen e materialeve dhe nevojave për realizimin e proçeseve ditore në respektim të grafikut të punimeve;
  • Të mbikqyrë dhe të mbajë evidenca për të gjitha matjet që kryhen për volumet dhe proçes verbalet përkatëse midis palëve;
  • Të përgatisë situacionet mujore, librezat e masave, kostot e punimeve të realizuara nga  grupet e punës të Shoqërisë dhe/ose të nën-kontraktorëve; 
  • Të përgatisë progres raportet dhe t'i paraqesë përpara Menaxherit të Projektit në mënyrë periodike në varësi të kërkesave të projektit;
  • Të koordinojë, mbikqyrë dhe të mbajë përgjegjësi që të gjitha materialet të cilat vijnë në objekt të jenë në sipas porosisë së kryer, në përputhje me specifikimet teknike, standartet dhe të shoqëruara me çertifikatat origjinale të cilësisë.
  •  Të mbikqyrë dhe të mbajë përgjegjësi për saktësinë, cilësinë e përdorimit dhe magazinimit si dhe normativat e harxhimit, të materialeve që vendosen në vepër.
  • Të realizojë rakordim mujor me Departamentin e Financës për kostot, inventaret, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve;
  •  Të mbikqyrë kontrollin mujor fizik të Inventareve për materialet.

Kualifikimet

 

  • Kërkesat e Edukimit: Master's Degree/ Diplomë Master.
  • Të ketë përfunduar studimet për inxhinieri ndërtimi (3+2 ose 5 vjeçare).
    Eksperiencat e punës:
  • Eksperiencë mbi 3 vjet si inxhinier ndërtmi në zbatim për ndërtime civile dhe industriale.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.
  • Ofrohet pagese shume e kenaqeshme ne varesi te performance se kandidatit;
  • Kohezjatja e punes me orar te plote (full – time) ;

Kandidatet qe plotesojne kriteret e mesiperme jane te lutur te dergojne CV-te ne adresen email- it [email protected] duke specifikuar pozicionin e punes per te cilin aplikojne.
Do te kontaktohen per interviste vetem kandidatet e perzgjedhur.

Intervistat do te zhvillohen prane zyrave tona.  Nr Cel:0697391917





INA shpk

Ndertime civile, turistike, bujqesore, punime restaurimi, drejtimi dhe administrmi i pasurive te patundshme dhe per llogari te te treteve, etj. Tregetimi me shumice e pakice import eksport te mallrave te ndryshem industriale ushqimor, elektroshtepiake, fruta perime, etj. Tregtim pajisje elektrike, teknologjike industriale. Tregtim materiale hidraulike. Sherbim pastrimi, sherbim mirembajtje. Transport i mbetjeve urbane.

INFORMACIONE KONTAKTI

Profili i Kompanisë Kontakto kompaninë në WhatsApp Punët aktive të kompanisë

Aplikim nëpërmjet email-it




Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".