Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Tirane, Shqipëri 21-07-2022 edhe 25 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Inxhinier Ndërtimi
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
Mesatare (3 - 10 vite)
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
21-07-2022
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

INOSKA KONSTRUKSION sh.p.k është një kompani që operon në fushën e ndërtimit në Shqipëri prej shumë vitesh, duke u dalluar për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg.

Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në Departamentin Teknik, në pozicionin: Inxhinier Ndërtimi në Zbatim.

Detyrat

  • Drejton dhe organizon punën në kantier sipas procedurave dhe standardeve të kompanisë dhe në përputhje me ligjet e fushës së ndërtimit.
  • Bashkëvepron dhe komunikon në mënyrë efektive me të gjithë aktorët e përfshirë në projekt.
  • Orienton, koordinon dhe mbikëqyr grupet e punës dhe stafin në varësi, si dhe jep zgjidhje teknike për problematika të ndryshme që dalin gjatë punës në objekt.
  • Kujdeset në mënyrë të vazhdueshme për zbatimin me rigorozitet të kushteve të sigurisë së shëndetit dhe jetës në punë duke u siguruar se të gjitha rregullat dhe procedurat aplikohen sipas normave dhe legjislacionve në fuqi.
  • Përpilon dhe kontrollon gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor në objekt, mban proces-verbale per kontraktorët dhe nënkontraktorët, kryen libreza masash, akte piketimi e kontrolli, etj.
  • Zbaton me rigorozitet kushtet e kontratave të sipëmarrjes.
  • Harton grafikët e punimeve dhe ndjek zbatimin e tyre deri ne finalizimin me sukses brenda afateve të caktuara.
  • Harton paraprakisht grafikun e blerjeve të materialeve në varësi të fazave të punimeve.
  • Aprovon materialet e sjella nga furnitorë të ndryshëm dhe kujdeset për administrimin e tyre në kantier.
  • Kryen kontrollin e nevojshëm cilësor dhe sasior të punimeve të realizuara dhe bën marrje e tyre në dorëzim nga nënkontraktorët sipas procesverbaleve perkatës.
  • Raporton në mënyrë periodike ecurinë e punimeve.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar studimet e larta në degën Inxhinieri Ndërtimi.
  • Të ketë jo më pak se 5 vite eksperiencë pune në zbatim.
  • Të njohë shumë mirë programet inxhinierike si Autocad, etj.
  • Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.
  • Paga është e negociueshme në varësi të përvojës së kandidatit.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Të gjithë personat e interesuar dhe që plotësojnë kriteret e lartpërmendura, janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën email: [email protected]

  •  Paga e kenaqshme në varësi te eksperiencës.
  •  Mjedis pune shumë pozitiv.
  • Vendndodhja e zyrës shumë e favorshme (Qendra Tregtare ETC, pranë Piramidës).

Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".






INOSKA KONSTRUKSION

INOSKA KONSTRUKSION 

INFORMACIONE KONTAKTI

Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë