Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Tirane, Shqipëri 10-06-2022 edhe 16 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Inxhinier Ndërtimi
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
10-06-2022
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Funksionet bazë dhe qëllimi i përgjegjësive: 
Inxhinieri i Ndërtimit është përgjegjës për planifikimin dhe organizimin e sheshit të ndërtimit në përputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike, grafikut të punimeve deri në fazën e dorëzimit të objektit.

  • Kryen kontrolle ditore përpara fillimit të punës dhe pas mbarimit të saj.
  • Mban raport ditor të punës ndërtimore përpara Menaxherit të Projektit.
  • Zbaton K.T.Z., rregulloren e shëndetit dhe sigurisë në punë së bashku me personat e trajnuar për ndihmën e parë.
  • Koordinon me brigadierin/teknikun e ndërtimit për porositjen e materialeve dhe nevojave për realizimin e proçeseve ditore në respektim të grafikut të punimeve.

Detyrat

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Të planifikojë, të organizojë dhe të zbatojë punimet në sheshin e ndërtimit në përputhje me projektin, kushteve teknike të zbatimit, specifikimeve teknike dhe planit të cilësisë, duke respektuar afatet kohore dhe brenda buxhetit të projekt-preventivave;
  • Të hartojë planet ditore, javore dhe mujore dhe t' i paraqesë ato për diskutim, aprovim  dhe miratim;
  • Të kryejë kontrollet ditore përpara fillimit të punës dhe mbas mbarimit të saj duke mbajtur proçes verbalet përkatëse dhe miratimin e proçeseve në vazhdim;
  • Të zbatojë grafikun e punimeve në përputhje me afatet e përcaktuara në kontratat e zbatimit të punimeve si dhe të plotësojë çdo ditë ditarin e punimeve dhe librin e kantierit;
  • Të koordinojë me personelin përkatës porositjen e materialeve dhe nevojave për realizimin e proçeseve ditore në respektim të grafikut të punimeve;
  • Të mbikqyrë dhe të mbajë evidenca për të gjitha matjet që kryhen për volumet dhe proçes verbalet përkatëse midis palëve;
  • Të përgatisë situacionet mujore, librezat e masave, kostot e punimeve të realizuara nga  grupet e punës të Shoqërisë dhe/ose të nën-kontraktorëve; 
  • Të përgatisë progres raportet dhe t'i paraqesë përpara Menaxherit të Projektit në mënyrë periodike në varësi të kërkesave të projektit;
  • Të koordinojë, mbikqyrë dhe të mbajë përgjegjësi që të gjitha materialet të cilat vijnë në objekt të jenë në sipas porosisë së kryer, në përputhje me specifikimet teknike, standartet dhe të shoqëruara me çertifikatat origjinale të cilësisë;
  • Të mbikqyrë dhe të mbajë përgjegjësi për saktësinë, cilësinë e përdorimit dhe magazinimit si dhe normativat e harxhimit, të materialeve që vendosen në vepër;
  • Të realizojë rakordim mujor me Departamentin e Financës për kostot, inventaret, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve;
  • Të mbikqyrë kontrollin mujor fizik të Inventareve për materialet.

Kualifikimet

Kualifikimet:

  • Kërkesat e Edukimit: Master's Degree/ Diplomë Master. Të ketë përfunduar studimet për inxhinieri ndërtimi (3+2 ose 5 vjeçare);
  • Eksperiencat e punës: Eksperiencë mbi 3 vjet si inxhinier ndërtmi në zbatim për ndërtime civile dhe industriale;
  • Aftësi të tjera: Të ketë aftësi të mira, në ndjekjen dhe zbatimin e kontratave, në komunikim, etj..
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.
  • Të ketë aftësi të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
  • Të jetë i azhornuar me çmimet e tregut për proçeset ndryshme të punimeve për ndërtime civile dhe industriale;
  • Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Të jetë i aftë të punojë në grup, në bashkëpunim e baskëveprim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë;
  • Të njohë programet bazë në kompjuter, Microsoft Office, Microsoft Project, Autocad 2d&3d, etj.;
  • Të ketë leje drejtimi për automjet.
     

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

* Aplikantet e interesuar duhet të dergojnë CV-në e tyre nëpërmjet modulit te websitit, ose mund të dërgohen në adresën: [email protected]
me subjektin: "Apikim për pozicionin - Inxhinier Ndërtimi në Zbatim".
* Vetëm aplikantët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen nga kompania. 


Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".






Progeen sh.p.k

Progeen shpk është nje shoqëri e re në fushën e ndërtimit. Stafi i kompanisë përbëhet nga profesionistë me përvojë të gjatë e të shkëlqyer në fushën e ndërtimit në vend. Vlerat kryesore të Progeen janë profesionalizmi dhe marrëdhënia solide e besueshmërisë me bashkëpunëtorët dhe klient&...

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Rr. Shyqyri Berxolli, Pll "Intercosat" nr.36B, Kati 8. Tirane
  • Tirane, Shqipëri
  • Tel:
  • Mobile: +355 6880 42004

Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë