Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 86300

Inxhinier Mekanik

Tirane, Shqipëri 06-03-2024 edhe 7 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Fotografi


Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi:

Inxhinier Mekanik

Kohë e plote

---

Jo

Jo

Rroga minimale bruto: Rroga maksimale bruto: Data e përfundimit: Data e fillimit të punës: Numri i kandidatëve:  

---

---

06-03-2024

---

---


Përshkrimi

Orion Construction operon në sektorin e ndërtimit prej më shumë se 25 vitesh dhe i ofron tregut shqiptar një koncept të ri dhe bashkëkohor duke realizuar rezidenca banimi dhe qendra biznesi sipas modeleve dhe standardeve europiane. Implementimi i inovacioneve të fundit në projektim dhe zbatimi i teknologjisë më të lartë garantojnë rezultate të cilësisë së lartë për sot dhe për të ardhmen.

 Pozicioni:             Inxhinier Mekanik

 Departamenti:     Projektim Zhvillim

 Vendndodhja:      Tiranë

 Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Mekanik  koordinon  të gjitha shërbimet mekanike të instalimeve të ngrohjes dhe hidrosanitare, si para ndërtimit, ashtu edhe gjatë zbatimit të projektit në njësitë e kantierit. Mbikëqyr instalimin e të gjitha sistemeve mekanike/hidrosanitare të përfshira në projekt. Planifikon, organizon dhe menaxhon punën për të qëndruar brenda buxhetit dhe për të përfunduar një projekt me cilësi të lartë.


Detyrat

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Ndjek ecurinë e punimeve mekanike në faza, që nga projekt ideja, zbatimi dhe kolaudimi përfundimtar, përfshirë instalimet hidraulike të infrastrukturës Mkz Fu Fuv dhe HVAC;
  • Planifikon, organizon dhe mbikëqyr punën e nënkontraktorëve mekanikë për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt dhe në specifikimet teknike të projektuesve;
  • Rishikon dhe harton koston e instalimeve mekanike duke përgatitur preventivin total bazuar mbi projektet e miratuara;
  • Identifikon tregun e materialeve dhe të instalatorëve mekanikë vendas ose të huaj dhe koordinon me departamentet e tjera për mënyrën e përzgjedhjes;
  • Koordinon punën midis grupeve të ndryshme instalatore;
  • Aprovon materialet të cilat implementohen në kantier dhe plotëson dokumentacionet përkatëse:
  • Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve mekanike në përputhje me grafikun e përgjithshëm të objektit;
  • Harton dhe kontrollon situacionet mujore;
  • Harton dhe plotëson preventivat e ndryshimeve të ardhura si kërkesë nga klienti në bazë të procedurave të miratuara nga kompania;
  • Harton, mbikëqyr dhe mirëmban në mënyrë periodike sistemin e instalimeve mekanike gjatë fazës së shfrytëzimit;
  • Përpilon dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes së instalimeve mekanike;
  • Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik në lidhje me instalimet mekanike;
  • Bën përshtatje të ndryshimeve minore të instalimeve të infrastrukturës, përpilon projektin e ndryshuar dhe e dërgon në departamentin mekanik për miratim;
  • Është përgjegjës për linjat e furnizimit me ujë të posteve të punës në kantier;
  • Koordinon, ndjek dhe ka në përgjegjësi linjat e furnizimit me ujë nga burimet e ujit deri në hyrje të kantierit (përfshirë veprat e marrjes në burime);
  • Kryen detyra të tjera që i ngarkohen nga supervizori përkatës.

Kualifikimet

Edukimi:

  • Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Mekanike

Kualifikime të tjera:

  • Eksperiencë 3-5 vite (në HVAC, sisteme elektrike, ventilim, teknikat e ftohjes);
  • Aftësi në koordinimin e punimeve mekanike, hidrosanitare, ventilim, teknikat e ftohjes etj;
  • Aftësi kompetente në skicime, në programim të saktë, instalime dhe testime të sistemeve mekanike;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe aftësi ndërpersonale;
  • Të ketë njohuri në proceset dhe materialet e ndërtimit, si dhe në menaxhimin e projektit;
  • Eksperienca në AutoCAD dhe MS është e domosdoshme, si dhe aftësia për të lexuar projektet dhe specifikimet;
  • Njohuri në përpilimin e kontratave të sipërmarrjes për instalimet elektro-mekanike.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

 Te interesuarit te dergojne Cv ne: [email protected]


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.orion.al


Orion shpk

“ORION” sh.p.k. eshte nje kompani qe operon ne sektorin e ndertimit prej afro nje dekade. Kompania jone fillon aktivitetin e saj ne vitin 1998 me pjesemarrjen ne akionet e nje kompanie me historik dhe eksperience shumevjecare ne fushen e ndertimit.

Ne rrugen drejt rritjes,  kemi ndertuar nje ure bashkepunimi te ngushte me perendimin, vecanerisht me nje vend fqinj me fame boterore ne arkitekture dhe ndertim sic eshte Italia. Projektet tona supervizohen ne cdo hap nga  partneret italiane te cilet prej vitesh kryesojne klasifikimet e ndertuesve me te mire ne Toscana te Italise. Ky bashkepunim i frytshem pasqyrohet ne teknologjine e aplikuar, ne projektim, ne vizionin bashkekohor dhe ne etiken e punes.

Ajo qe per ne eshte thelbesore eshte zbatimi me perpikmeri i Kodit te Pergjegjshmerise Sociale, duke respektuar fillimisht punonjesit tane. Njerezit jane aseti me i rendesishem i kesaj Kompanie. Punonjesit jane partneret tane ne biznes. Reduktimi maksimal i riskut, sigurimi i kushteve optimale te punes, vecanerisht per  skuadren e kantiereve te ndertimit jane themeli i vizionit tone.


INFORMACIONE KONTAKTI