Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com




ManeTCI

Kompania "Mane TCI" eshte nje kompani lider ne investimin dhe zhvillimin e pronave te patundshme. Kjo kompani ndertoi qendren e pare tregtare ne Shqiperi dhe vazhdon te investoje ne projekte te tjera akoma me te medha.

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Rruga Dervish Hima, Pallati Ambasador 3, Kati 8, Hyrja 61
  • Tirane, Shqipëri
  • Tel: +35544502124
  • Mobile: +355 69 40 20 038

Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë
Dhërmi, Shqipëri 04-03-2021 edhe 7 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Inxhinier
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
Mesatare (3 - 10 vite)
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
04-03-2021
Data e fillimit të punës
Numri i kandidatëve
1

Përshkrimi

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë se 5'000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale. Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.  

Pozicioni: Inxhinier Gjeodet

Departamenti: Teknik

Vendndodhja: Projekti Green Coast, Palasë  

Përmbledhja e Pozicionit:

Qëllimi i përgjithshëm i këtij pozicioni është realizimi i detyrave për hartimin e rilevimeve topografike speciale që kërkojnë mjete dhe organizim të veçantë, punimeve topogjeodezike në objekte inxhinierike, punime speciale gjeodezike, rrjetë mbështetëse si dhe përpunime volumesh.

Detyrat

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Kontrollon dhe siguron zbatimin e objekteve sipas projekteve dhe kondicioneve urbanistike;
  • Rilevime të ndryshme topografike në sisteme koordinative të ndryshme;
  • Ndjekjen e punimeve të ndërtimit nga afër duke dhënë kuotat e kërkuara nga projekti;
  • Realizon azhurnime të ndryshme dhe lidhjet me sistemet koordinative relative dhe absolute;
  • Përgatitjen e dokumentacionit pas ndërtimit (as-built);
  • Detyra të tjera që i ngarkohen;
  • Llogaritje dhe krahasime volumesh;
  • Kontroll dhe përgatitje e situacioneve.

Kualifikimet

Edukimit:

  • Të zotërojë diplomë Master, dega Gjeodezi.  

Kualifikime të tjera:

  • Eksperiencë 3-vjeçare në industri të njëjtë;
  • Diplome në inxhinieri, preferohen kualifikime specifike për pozicionin;
  • Eksperiencë pune në fusha të ngjashme;
  • Vendimmarrës dhe me personalitet të fortë;
  • Njohje shume e mirë e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë;
  • Njohuri shumë e mirë në përdorimin e programeve kompjuterike (AutoCad Civil 3D,CAD, EXCEL);
  • Të punojë me Total Station & GPS;
  • Aftësi për të evidentuar dhe raportuar problemet;
  • Natyrë energjike dhe me iniciativë;
  • Njohje shumë e mirë e legjislacionit të urbanistikës;
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;
  • Aftësi për të punuar në skuadër.

Shënime


 Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link:

https://manetci.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000000314018/Inxhinier-Gjeodet?source=CareerSite

Afati i dorëzimit: 04/03/2021

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".


Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".