Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com




RATECH SHPK

RATECH u krijua si brand në 01 Shtator 2007. Vizioni ishte i qartë. Partnerët furnitor u zgjodhën me kujdes për të përmbushur kërkesat e tregut të asaj kohe dhe zhvillimit teknlogjik që po priste territori Shqiptar. Për 3 vite me radhë stafi i dedikuar i RATECH krijoi besueshmëri e seriozitet për klientelën, duke deleguar kështu pasionin dhe nevojën e teknologjisë për një jetë të sigurt. Për të përmbushur misionin u zhvillua një...

INFORMACIONE KONTAKTI

--- Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë
Tirane, Shqipëri 18-06-2020 edhe 13 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Inxhinier Elektrik
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
18-06-2020
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

RATECH sh.p.k. paraqitet në tregun shqiptar si një nga firmat kryesore për instalimin dhe integrimin e sistemeve te sigurise. Ne kuader te zgjerimit te kompanise, ne po kerkojme nje person per pozicionin e meposhtem:

Pozicioni:  Inxhinier Elektrik

Vendndodhja:  Tirane

Inxhinieri elektrik është përgjegjës për zhvillimin e projekteve elektrike, dhe zbatimin e sistemeve/instalimeve elektrike në te gjitha objektet që kompania zhvillon. Orienton grupet e punes në objekte dhe ndihmon në zbatimin me përpikmëri të rregullores së sigurimit teknik. Planifikon, organizon dhe kontrollon punimet për të qendruar brenda buxhetit dhe për të përfunduar brenda afateve të paracaktuara pa cenuar cilesinë e punimeve.   

Detyrat

Përgjegjësitë kryesore:

  • Koordinon përgatitjen e dokumentacionit të duhur tekniko–ligjor për institucionet respektive;
  • Koordinon punën midis grupeve të ndryshme në objektet ku do kryhen punimet elektrike;
  • Harton planet e zhvillimit të projekteve dhe është përgjegjës për zbatimin e tyre;
  • Ndjek ecurinë e punimeve elektrike në faza, që nga projekt-ideja, zbatimi dhe kolaudimi përfundimtar;
  • Planifikon, organizon dhe mbikqyr punimet e specialistëve elektrikë duke u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas standarteve dhe parametrave të përcaktuara në projekt;
  • Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve elektrike, në përputhje me grafikun e përgjithshëm të objektit;
  • Shqyrton dhe harton kostot e instalimeve elektrike duke përgatitur preventivin total;
  • Udhëheq hartimin dhe rakordimin e situacioneve mujore me investitoret;
  • Harton dhe mbikqyr planin për mirëmbajtjen periodike të sistemeve elektrike në përputhje me standartin teknologjik.

Kualifikimet

Aftesite dhe Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike;
  • Eksperience e meparshme pune jo më pak se 5 (pesë) vite në pozicione të ngjashme;
  • Njohuri te mira te  programeve Autocad, llogaritje Teknike Elektrike/DIALUX, etj;
  • Të njohë dhe interpretojë skemat elektrike të fuqisë dhe komandimit;
  • Të njohë dhe interpretojë skemat e qarqeve elektronike të fuqisë dhe kontrollit;
  • Të njohë llogaritjet teknike elektrike të impianteve elektrike: Furnizim, shpërndarje, komandim të energjisë elektrike dhe sinjaleve TM/TU;
  • Aftësi te mira në projektim dhe koordinimin e punimeve elektrike;
  • Njohuri në përpilimin e preventivave dhe kontratave për sipërmarje në instalimet elektrike;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
  • Te jetë i pajisur me patentë të vlefshme drejtimi.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Ne ofrojme kontrate afatgjate dhe page konkurruese, si dhe mundesine per ta negociuar pagen, ne perputhje me eksperiencen dhe kualifikimet e kandidatit. Kandidati i suksesshem do te kete mundesi te ndjeke trajnime profesionale. Per ditet e punes jashte Tiranes ne aplikojme dieta ditore.

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në vetem me email: [email protected]


Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".