Posto punë
ose
Krijo/Shto CV


Mendimi juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.




Intercom Data Service

IDS - Contact Center me i madh ne Shqiperi. Duke pasur 13 dege ne qytetet kryesore te Shqiperise.

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Rr Ismail Qemali, 27
  • Tiranë, Shqipëri
  • Tel:
  • Mobile: 00355 69 600 0090
Profili i Kompanisë
Tiranë, Shqipëri 04-04-2018 edhe 167 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Informaticien
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
Mesatare (3 - 10 vite)
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
04-04-2018
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Mundësi e re punësimi për të interesuarit!

Nëse je dinamik(e), i/e përkushtuar ndaj rezultateve dhe dëshiron të bëhesh pjesë e departamentit Teknik të ftojmë të aplikosh për pozicionin e mëposhtëm.

Titulli pozicionit: Sytem Administrator.

Linja raportimit: Ky pozicion relaton direkt tek përgjegjësi i departamentit te IT.

Detyrat

1. Instalon, mirëmban, konfiguron dhe bën backup-in dhe restaurimin e shërbimeve kur është e nevojshme për pajisjet dhe shërbimet e IDS.
2. Instalon dhe konfiguron sistemet operuese, shërbimet e ndryshme si mail server, DNS, FTP, web, VOIP, IPTV, sistemet e monitorimit, etj.
3. Monitoron loget e sistemeve kritike, vlerëson ecurinë e tyre qoftë nga ana funksionale, ashtu edhe nga ana operacionale, konfiguron kushtet e alarmeve për rastet kur resurset janë drejt ezaurimit.
4. Përcakton dhe ndjek procedurat e punës për sigurimin e mbarëvajtjes së shërbimeve të IDS.
5. Planifikon në kohë përditësimet e nevojshme, ndërhyrjet e nevojshme të mirëmbajtjes si të zgjerimit të resurseve.
6. Ndjek me përparësi dhe përditësohet vazhdimisht në lidhje me problemet e sigurisë të zbuluara mbi sistemet në përdorim dhe lajmëron në kohë, planifikon dhe zbaton në bashkëpunim me skuadrën përkatëse të IT rregullimin e këtyre problemeve
7. Zbulon dhe zgjidh në kohë problemet e funksionimit të pajisjeve, programeve dhe shërbimeve.
Përcakton dhe konfiguron akseset e shkallëzuara në resurset e informacionit si dhe ndjek politikat përkatëse të sigurimit të informacionit të kompanisë
8. Krijon skripte, ndërfaqe, shërbimet web, etj; për integrimet e nevojshme të sistemeve të kompanisë ndërmjet tyre dhe/ose me sisteme të ndryshme të partnerëve të kompanisë.
9. Planifikon blerjet e nevojshme të pajisjeve, programeve si dhe te licencave të nevojshme konform nevojave të kompanisë.
10. Merr pjesë në projektet që kanë të bëjnë me shërbimet e ndryshme të kompanisë.

Kualifikimet

1. Kandidati duhet të ketë mbaruar arsimin e lartë (të preferueshëm janë dega e elektronikes, informatikës ose ai duhet të ketë eksperiencë të dallueshme).
2. Të ketë të paktën tre vjet në pozicionin e administrimit të sistemeve në një kompani telekomunikacioni ose me larmi të ngjashme të sistemeve.
3. Eksperiencë shumë të mirë në rrjetet dhe protokollet e rrjetit, në konfigurimin dhe gjetjen e problemeve të lidhura me konfigurimet e rrjetave, routimet, loop-et, humbjet e paketave, etj.
4. Eksperiencë në përdorimin e mjeteve të gjetjes së problemeve si telnet, ping, traceroute, ftp, tcpdump, nslookup, etj.
5. Kandidati duhet të ketë eksperiencë të dallueshme në sistemet virtuale.
6. Kandidati duhet të ketë eksperience në sistemet operuese Linux (Debian, Centos, etj), sistemet VOIP (bazuar ne Asterisk: Vicidial, kamailio etj).
7. Eksperiencë në punën me data bazat kryesore, në instalimin, konfigurimin, mirëmbajtjen e tyre, si dhe në punën konkrete me to (eksperiencë e dallueshme në programim për data baza).
8. Preferohen kandidatët që kanë certifikata në administrimin e sistemeve virtuale, sistemeve Linux dhe sistemeve Cisco.
9. Kandidati duhet të njohë gjuhën Italiane të shkruar, lexuar dhe folur.
10. Kandidati duhet të njohë programet e dokumentimit si Visio, paketën Office. Ai duhet të dijë të dokumentojë si duhet sistemet, konfigurimet, procedurat bazë, etj.

Shënime

Për më shumë kontaktoni si më poshtë:

E-mail: [email protected]
Mobile: +355692022225

Video




Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Kategoritë më të kërkuara / Të gjitha kategoritë